January 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Zbulohen emrat e parë që përfliten si konkurrentë të ‘Big Brother 3

Këta janë emrat e parë që përfliten si konkurrentë të ‘Big Brother 3’.

Shtatori do të rikthehet me ndryshime të mëdha në ekranet tona, por sytë e të gjithëve natyrisht që janë për “Big Brother”. Tashmë ftesat e para për personazhet kanë nisur të shpërndahen.

Emri i Arbër Çepanit ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktorja e njohur, njihet për butësinë dhe batutën që ka gjithmonë. Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri. Këngëtarja foli vetëm pak ditë më parë këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës.

Related posts

Dalin fotot duke u puthur, zbulohet kush e shoqëroi Zhakun në Serbi (FOTO LAJM)

dardanianews

VIDEO/ Spikerja e lajmeve habit me nisjen e edicionit: Unë jam me Luizin dhe burrin e ardhshëm e dua fiks si ai

dardanianews

Ka shtuar shumë peshë, kështu tenton t’i fsheh ‘tulat’ Lule Mustafa. “Sugarica’ e Motrave Mustafa habit me linjat turpore!

dardanianews