25.2 C
New York
August 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedShowbiz

Zbulohen emrat e parë që përfliten si konkurrentë të ‘Big Brother 3

Këta janë emrat e parë që përfliten si konkurrentë të ‘Big Brother 3’.

Shtatori do të rikthehet me ndryshime të mëdha në ekranet tona, por sytë e të gjithëve natyrisht që janë për “Big Brother”. Tashmë ftesat e para për personazhet kanë nisur të shpërndahen.

Emri i Arbër Çepanit ka nisur të përflitet si një ndër personazhet që ka marrë një ftesë. Kujtojmë se ai është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother”, ndaj edhe prania e tij në këtë format, do të sjellë eksperiencën e fituesit.

Një tjetër emër që është përfolur për t’iu bashkuar kastit është edhe Zamira Kita. Aktorja e njohur, njihet për butësinë dhe batutën që ka gjithmonë. Aktualisht aktorja sapo ka përfunduar me xhirimet e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”.

Një emër që padyshim do të premtojë shumë të papritura nëse bëhet pjesë e “Big Brother VIP” është edhe Ledjan Agalliaj. Të gjithë e njohim tanimë balerinin si partnerin e këngëtares, Elhaida Dani.

Ndërkohë një tjetër emër që duket se e ka shprehur vetë dëshirën për të qenë pjesë e këtij formati është edhe Adelina Tahiri. Këngëtarja foli vetëm pak ditë më parë këtë format, duke mos pranuar, as mohuar faktin se do të ishte pjesë e garës.

Related posts

Pandemia më e rëndë në Shqipëri në 1950, mjeku i njohur tregon recetën e asaj kohe

dardanianews

Ngritet padi ndaj Kinës me vlerë 6 trilion dollarë: Akuzohet Partia Komuniste Kineze se fshehu koronavirusin

dardanianews

U përfol për një lidhje – Pas koncertit, Vesa tani i shkon në vendlindje Don Xhonit

dardanianews