23.5 C
New York
August 12, 2026
DardaniaNews
Showbiz

Zbulohet i dashur i Xheneta Fetahut?

Ish-finalistja e ‘Big Brother VIP Kosova’ Xheneta Fetahu, ka ngjallur së fundmi kureshtje të madhe në rrjetet sociale me postimin e saj të fundit.

Pak orë më parë, ajo ka publikuar një mesazh misterioz ku shkruante “A jeni gati për një befasi?”, çka ka mjaftuar që ndjekësit të nisin aludimet për një lajm nga jeta e saj sentimentale, shkruan “Kosovarja”.

Dyshimet janë shtuar edhe më shumë kur Xheneta ka komentuar me një zemër në postimin e boksierit të njohur Ardian Krasniqi.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e ‘Big Brother’ Xheneta e ka përmendur disa herë emrin e Krasniqit, duke shtuar më tej dyshimet se mes tyre mund të ketë diçka më shumë sesa një njohje e thjeshtë.

Related posts

Fifi hynë sonte në Big Brother VIP Albania

dardanianews

Nuk ndalet Linda! Pas Bleros dhe Ledrit, zbulon mesazhet me këngëtarët e martuar

dardanianews

E ka mbajtur të fshehtë jetën private, Grida Duma flet për herë të parë

dardanianews