20.1 C
New York
June 16, 2024
DardaniaNews
Lajme

Zeka: Liridona ia ka treguar Behgjet Pacollit problemet që kishte me Naimin

Gazetari Milaim Zeka ka folur në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt pak ditë më parë në Prishtinë, vrasje në të cilën dyshohet se porositës ka qenë bashkëshorti i saj Naim Murseli.

Zeka në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se Naimi me Liridonën ka pasur probleme ndërsa i sigurt tha se kjo e fundit ia ka treguar problemet që kishte me bashkëshortin Behgjet Pacollit.

Mes tjerash ai nënvizoi se Naim Murseli ka bërë jetë luksi, duke shtuar se në vitin 2019 kanë paraqitur në një Gjykatë në Suedi, kërkesën për divorc.

“Naimi nuk ishte njeri i mirë dhe të garantoj me jetë se në rast se Naim Murseli nuk ia ka treguar problemet Pacollit me Liridonën, Liridona ia ka treguar Pacollit problemet që kishte me Murselin. Që në vitin 2019 është paraqit kërkesa për divorc në Suedi. I kam dhe informacionet se sa të ardhura kanë pasur gjatë vitit 2022 dhe prej nga Naimi ka bërë një jetë kaq të shfrenuar dhe luksi. Ky ka foto në facebook foto me Rita Orë, Dua Lipën, këngëtarë të famshëm. Murseli kishte fotografi me fëmijët por jo me Liridonën”. tha ai./EuroNewsAlbania

Related posts

Ismail Kadare për Ibrahim Rugovën: Në urtësinë e tij kishte çelik

dardanianews

Video skandali: Safet Gjici dënohet me tre vjet burgim, Alma Kaci me një vit për prostitucion

dardanianews

Humolli pritet ta braktisë LVV-në, paralajmëron grup të ri parlamentar

dardanianews