Dikur mos të mjaftonte epidemia e Covid-19, vendi ynë po përballët edhe me krizën politike. Pas kalimit të mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti, këtë javë presidenti i vendit filloi takimet me liderët e partive parlamentare për të diskutuar për format dhe mundësitë e daljes nga kjo situatë. Derisa Vetëvendosje kërkon vetëm zgjedhje dhe asgjë tjetër, partitë të tjera duken se janë kundër kësaj ideje, me që raste përkrahin idenë për të formuar qeverinë e shumicës parlamentare. Në horizonte duket një dakordësim mes LDK-AAK-NISMA bashkë edhe me minoritete të arrijnë të krijojnë qeverinë e re. Derisa Vetëvendosje thirret në atë se i takon asaj ose askujt tjetër të krijoj qeverinë e re, bën thirrje për zgjedhje.
Duke interpretuar Kushtetutën sipas interesave të tyre palët e e interesit në këtë proces i japin vetës të drejtën e saj. Në këtë aspekt presidenti i vendit është e rrugës që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese që ajo të tregojë se kujt i takon e drejta për të formuar qeverinë, partisë fituese apo kush e ka shumicën parlamentare. Nëse nuk vepron kështu atëherë ekziston rreziku që të futemi në një rrugë të gjatë pa zgjidhje. Nëse presidenti thirret në të drejtën e tij për t’i dhënë të drejtën partisë apo koalicionit që ka shumicën parlamentare, me gjasë partia tjetër do i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, çfarë nëse Gjykata Kushtetuese e cilëson anti kushtetuese veprimin e presidentit.
randaj, presidenti duhet të veprojë me kërkesë Gjykatës Kushtetuese që ajo të tregoj sit ë veprohet, që mandej mos të kemi kthim prapa. Edhe pse Thaçi deklaroi se do të veprojë konfrom Kushtetutës, realiteti dëshmon se jo pak herë Thaçi ka bërë veprime anti Kushtetuese, sikurse është rasti me marrëveshjen për asociacionin. Prandaj, nuk është garancë e fortë kur Thaçi deklaron se nuk e shkelë kushtetutën, mundësia më e madhe është të ndodh e kundërta. Mundësia reale është që nëse janë mbi 80 vota pro ndryshimit të Kushtetutës, atëherë të veprohet në këtë mënyrë, duke precizuar se në qeverinë e krijon shumica parlamentare, pavarësisht fituesit. Megjithatë kështu edhe mund të krijohet një precedent i rrezikshëm për të ardhmen, duke zbehur fitoren e fituesit.
Tanimë përpara nesh janë dy mundësi, zgjedhje ose qeveri të re, mbetet për t’u parë se si do të veprohet tutje, me presidentin që ka si zëdhënës të saj PDK-në. Në këtë logjikë mund të konkludojmë se përkrahja nga PDK e idesë për qeveri të re, duket se do të jetë edhe vendimi i presidentit, i cili do të thirret në kompetencat e tija për t’i dhënë mundësi krijimit të qeverisë së re shumicës parlamentare, e cila mund të këtë edhe mbështetjen e PDK-së, vetëm që mos të shkohet në zgjedhje. PDK i druhet shumë debaklit edhe më të madh në zgjedhje, prandaj preferon jo shkuarjen në zgjedhje. Në anën tjetër Vetëvendosje e bindur në rritje të saj synon zgjedhjet, dhe asgjë tjetër.
Kjo javë, më së largu java tjetër do e sqaroj këtë dilemë, e cila pa marrë miratimin e Gjykatës Kushtetuese mund të jetë vetëm fluks sapuni. Të presim e të shohim serinë më të re të Thaçit.