21.8 C
New York
June 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kurti nga Shkolla “Qamil Batalli”: Nga java e ardhshme mësimi nis 8 orë në ditë

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajramin kanë vizituar Shkollën Model “Qamil Batalli” në Prishtinë.Kurti është takuar me drejtorin e kësaj shkolle, Liridon Maliqi, Drejtoreshën e Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prishtinës Shpresa Shala, Drejtorin Televizov dhe Kryeproducentin Faik Ispahiu dhe Drejtoreshën Ekzekutive të “TOKA” Jehona Gjurgjeala, mësuesit, arsimtarët dhe stafin vullnetar i cili po e realizon mësimin online.Kryeministri në detyrë ka deklaruar se si Qeveri janë shumë të kënaqur me punën që po bëhet.
Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht”.“Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake”.Kurti ka thënë se koronavirusi në Kosovë kryesisht po luftohet nga vullnetarët
Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë

Related posts

“Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy” – analisti serb shpjegon arsyet

dardanianews

Vendi i tyre u rrafshua, por pse gjermanët nuk emigruan pas luftës – por krijuan “Mrekullinë Ekonomike”?

dardanianews

Çedomir Jovanoviq në Prishtinë, thotë se ka biseduar me Kurtin: Për Kosovën duhet thënë e vërteta

dardanianews