14.4 C
New York
March 30, 2026
DardaniaNews
Sport

Zhegrova, Muric e Muslija përjashtohen nga grumbullimi

Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar.

Një gjë të tillë e ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

“Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë larguar nga grumbullimi i ekipit kombëtar, për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata. Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së. Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/

Related posts

“Ka një marrëveshje me klubin”, në Gjermani zbulojnë trajnerin e ri të United

dardanianews

Bayern Munichu me aleancë nga Amerika e Jugut për t’i dhënë fund dominimit të Ligës Premier

dardanianews

Ibrahimoviq: Nuk besoj në Zot, ku ishte ai kur vëllai im vdiq nga leukemia?

dardanianews