April 2, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Zhvillimet e fundit: Amerika lëshon deklaratë për telefonatën e tensionuar të Blinken me Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan Anthony Blinken. Sergei Lavrov akuzoi Shtetet e Bashkuara se duan të provokojnë një konflikt në Ukrainë me akuzat e tyre për një ndërhyrje të mundshme dhe të afërt ruse.

“Fushata propagandistike e nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj mbi një sulm rus ndaj Ukrainës synon të provokojë autoritetet e Kievit që të përdorin një zgjidhje ushtarake të problemit të Donbasit, rajoni i Ukrainës Lindore, në kufirin me Rusinë, ku forcat ukrainase kanë luftuar me separatistët pro-rusë për tetë vjet, mbështetet nga Moska”, thuhet në deklaratë.

Në të njëjtën kohë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken siguroi se rruga diplomatike mbetet e hapur për të shmangur një konflikt në Ukrainë, por se do të ishte i nevojshëm një de-përshkallëzimi nga ana e Moskës, gjatë bisedës telefonike të sotme me të, i tha Blinken homologut të tij rus, sipas Departamentit të Shtetit.

Një pushtim i Ukrainës, të cilin Rusia akuzohet se po e përgatit , “do të çonte në një përgjigje vendimtare, masive dhe të bashkuar transatlantike,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Related posts

Lajm i hidhur, Qyteti Kinez raporton perseri për korona Virus

dardanianews

Pse u lirua Adem Grabovci nga akuza në rastin “Pronto”, ky është arsyetimi i Apelit

dardanianews

Fyhet rëndë Adem Jashari nga vëllau i Avdyl Rexhepit: “Kush i ka thanë atij me dekë për Kosovë”, reagon OVL-ja!

dardanianews