8 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
Kronika e zezë

Zvicër: 14 vjet burgim për gruan nga Kosova, tentoi ta mbyste burrin me kabllo

Një grua nga Kosova është dënuar me 14 vjet burgim.

Vendimi u mor nga Gjykata Federale e Zvicrës. Kjo për shkak se ajo akuzohet se ka tentuar që ta vrasë ish-burrin e saj me kabllo.

Po ashtu kosovarja 56-vjeçarja do të dëbohet për 12 vjet nga ky shtet pasi ta ketë përfunduar dënimin, shkruan gazeta zvicerane Blick.ch.

Ngjarja ka ndodhur në prill të vitit 2018-të.

E pandehura e kishte joshur ish- burrin e saj tek shtëpia e saj, që nuk jetonte me të.

Viktima synonte që të fillonte një jetë të re me të dashurën e tij të re.

Sipas raportimeve, gruaja i kishte dhënë ish-burrit të saj pije me barëra dhe drogë.

E në mëngjes kur e kishte parë se ai ishte gjallë, kosovarja ishte munduar që ta mbyste me një karikues (adapter) të telefonit.

Mirëpo, në momentet e fundit ajo ishte tërhequr nga vajza e saj.

Sipas Gjykatës Federale, motivi i veprës është prekja e krenarisë së të akuzuarës, për shkak se burri e kishte lënë për një tjetër.

Përveç kësaj burri e kishte njoftuar se pasurinë e paluajtshme do t’ia transferonte partnerës së tij të re.

Related posts

Shkoi për të fjetur gjumë, por nuk u zgjua më, ndërron jetë 18- vjeçari (EMRI

dardanianews

LAJM I RËNDË: Ndërron jetë 32 vjeçarja I. M., ra në kontakt me energjinë elektrike në dush

dardanianews

Reperi i famshëm vdes nga koronavirusi

dardanianews