February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zyra e UÇK’së ku ishin Kurti e Demaçi, si u raportua më 1999 për transformimin e saj

Pas 23 vitesh, një deklaratë e Adem Demaçit, që asokohe udhëhiqte Zyrën e UÇK’së në Prishtinë, u aktualizua, të enjten që shkoi, jo për shkak të njeriut që njihet si simbol i rezistencës kosovare, por për shkak të Kryeministrit Albin Kurti, i cili ishte i angazhuar aty si sekretar për marrëdhënie me jashtë.

Më 2 mars 1999, për shkak të mospajtimeve me delegacionin e Kosovës në Rambuje, kjo zyrë kishte lëshuar një deklaratë, ku bënte të ditur se kishte vendosur ta ndryshojë karakterin e punës, duke mos shërbyer më si krah politik i saj ose si zëdhënëse e UÇK’ së në Prishtinë. Dje në një aktivitet të PSD’së u tha se pikërisht kjo ishte koha kur Kurti u largua nga UÇK dhe se pikërisht për shkak të kësaj ai s’mund të jetë veteran i UÇK’ së pasi ligji saktëson se veteran është ai person që ka qenë pjesë e UÇK’ së deri në fund të luftës. PSD e ka quajtur veteran të rrejshëm Kurtin dhe ka kërkuar hetime ndaj tij.

Por, pse Demaci kishte vendosur të tërhiqej ose ta ndryshonte karakterin e punës së zyrës duke e shndërruar në Zyrë të Adem Demacit për Analiza, Propozime e Këshilla Politike dhe cfarë thuhet në atë letër.

“E ndiejmë për obligim moral dhe historik të ritheksojmë se kjo marrëveshje e Rambujesë që po imponohet nuk do t’ia sjellë lirinë popullit shqiptar të Kosovës dhe nuk do ta çlirojë Kosovën nga robëria serbe. E ndiejmë për obligim moral e historik që të tregojmë se propaganda e paskrupullt e këtyre ditëve ka për qëllim që ta mashtrojë popullin duke dëmtuar çështjen e pavarësisë së Kosovës”, theksohej në letrën e nënshkruar nga Adem Demaçi.

Tutje aty thuhet se “Zyra e Udhëheqësit Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës z.Adem Demaçi ka kryer me nder, përpikëri dhe ndërgjegje të lartë punën, aktivitetin dhe detyrat e veta.

“Ajo me konsekuencë është bazuar dhe ka ndjekur konceptet, parimet dhe bindjet e veta të cilat janë materializim i vullnetit politik të popullit të Kosovës të shprehur në Referendumin  e shtatorit 1991” thekson letra.

Aty theksohet se  Zyra e Demaçit dhe UÇK’ja kishin parime, ideale dhe koncepte të njëjta.

“ Mirëpo me daljen në shesh të disa individëve nga radhët e UÇK’së  që po përgatiten të miratojnë marrëveshjen e Rambujesë punët ndryshuan. Ky numër individësh në këtë mënyrë braktisën parimet themelore të UÇK’së dhe obligimin ndaj vullnetit politik të shprehur në  Referendumin e 1991” thekson letra.

Demaçi tutje shton se “Meqë ne kurrsesi nuk duam që zyra jonë të bëhet shkas për fërkime brenda UÇK’së, ne kemi vendosur që të ndryshojmë karakterin e punës së zyrës”.

“Ne kemi mbrojtur me këmbëngulje dhe kemi përfaqësuar në mënyrë dinjitoze luftën çlirimtare dhe kemi përfaqësuar në mënyrë dinjitoze luftën çlirimtare të popullit shqiptar për liri e pavarësi, bartëse e së cilës është UÇK’ja, por kjo rrugë e nënshkrimit eventual të kësaj marrëveshjeje nuk garanton pavarësinë e Kosovës prandaj ne edhe po tërhiqemi. Ne nuk mund ta kapërdijmë këtë marrëveshje sepse ajo është kundërshtim me bindjet tona dhe me idenë tonë për e lirë në trojet tona mijëvjeçare” përfundon letra.

Në këtë video mund ta ndiqni një raportim të mediave në Shqipëri rreth kësaj ngjarjeje.

 

Related posts

Planet për vrasjen e Martyt, BIA u drejtohet zviceranëve, në Beograd i fajësojnë britanikët

dardanianews

Anëtari i PDK’së futet brenda tubimit të VV’së në Rahovec, ka disa fjalë për të pranishmit

dardanianews

Krahasimi që Vladimir Putin u ka bërë dy rajoneve me Kosovën duke thënë dy rajonet e Ukrainës Donetsk dhe Luhansk janë njohur nga Rusia në bazë të precedentit të Kosovës, kanë shkaktuar neveri në Serbi. Sot tabloidet serbe por edhe mediat më “serioze” që i ka në dorë Vuçiq, kanë shpërthyer me ballina anti-Putin duke thënë se ai në këtë mënyrë po e njeh Kosovën. Një ditë pas deklaratës së Putinit për Kosovën si një precedent për njohjen nga Rusia të rajoneve të Ukrainës, të ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan në mënyrë agresive ndaj fjalëve të tij. Siç mëson media serbe “Blic”, Vuçiq do të ketë një fjalim të premten ose të shtunën, ku do të merret me deklaratën e presidentit rus për njohjen e rajoneve të Ukrainës. Vuçiq pritet të flas edhe furnizimin me gaz rus për Serbinë, veçanërisht në kuadër të ndërprerjeve të furnizimit nga Bullgaria fqinje. Nga ana tjetër, faqet e para të gazetës serbe të së enjtes, veçanërisht ato të kontrolluara nga regjimi i Vuçiqit, tregojnë hapur tronditjen, nga ato që tha Putin. Tutje, Blic sjell një ballinë në të cilën vihet në pikëpyetje besnikëria e serbëve ndaj Putinit: “A i jemi betuar ne si komb shumë presidentit rus: Putini i ka harruar serbët dhe Kosovën për shkak të luftës”.

dardanianews