22.5 C
New York
July 9, 2026
DardaniaNews
Sport

ZYRTARE: Manchester Unitedi shkarkon Erik ten Hag

Manchester Unitedi e ka shkarkuar trajnerin Erik ten Hag, ka raportuar gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano.

Sipas tij, vendimi është i menjëhershëm, pasi Unitedi u mposht të dielën si mysafir nga West Ham.

“Ne i jemi mirënjohës Erikut për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij me ne dhe i urojmë mirë për të ardhmen. Ruud van Nistelrooy do të marrë përgjegjësinë e skuadrës si trajner i përkohshëm, i mbështetur nga ekipi aktual i trajnerëve, derisa do të rekrutohet një trajner i përhershëm”, thuhet në njoftimin e ekipit.

Aktualisht, Unitedi renditet i 14-i në tabelë me 11 pikë të tubuara në 9 ndeshje. I ka 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje.

Related posts

Rrëfimi i Vojvodës për Marca: I fshehur nën traktor, bombat, netët në pyll, i ndarë nga babai i tij

dardanianews

Makina “COPASH”! Pamje nga automjeti i shkatërruar ku humbi jetën ylli i futbollit

dardanianews

Eksperimenti i televizionit gjerman, tifozeri artificiale gjatë ndeshjeve të Bundesligës

dardanianews