14.2 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zyrtari i LDK-së thotë se ka udhëtuar për të dëshmuar në Hagë

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci, ka bërë të ditur se është në Hagë për të dëshmuar në procesin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Borovci ka thënë në një postim në Facebook se ka udhëtuar në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.

“Përshëndetje miq, Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare!”, ka shkruar ai.

Borovci është kryetar i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, e njohur edhe me emrin “Dega e Presidentit Rugova”.

Related posts

Ben BIushi: Kombëtarja e Shqipërisë në futboII është produkt i Kosovës, ata ndryshuan edhe tifozerinë shqiptare

dardanianews

Mauna me fotografin e Putinin futet nga Serbia në Kosovë, pas ankesave të qytetarëve iu mbulohet fytyra

dardanianews

Pamje nga Veriu i Kosovës: Nis bllokimi i rrugëve me kamionë

dardanianews