November 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zyrtari i LDK-së thotë se ka udhëtuar për të dëshmuar në Hagë

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci, ka bërë të ditur se është në Hagë për të dëshmuar në procesin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Borovci ka thënë në një postim në Facebook se ka udhëtuar në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.

“Përshëndetje miq, Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare!”, ka shkruar ai.

Borovci është kryetar i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, e njohur edhe me emrin “Dega e Presidentit Rugova”.

Related posts

Sondazh 48 ore: cilin nga këta kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës do e votonit në zgjedhjet komunale të cilat do të mbahen në vjeshtë të këtij viti?

dardanianews

Gjendet i vdekur një person në Fushë Kosovë, policia jep detaje

dardanianews

“Ju mund ta ktheni të qeshurën te fëmijët” – Melania Trump i kërkon paqe Putinit (DOKUMENT)

dardanianews