December 24, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

𝐊ë𝐫𝐀𝐞𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐒𝐑𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐑𝐩𝐞𝐣𝐭ë 𝐟𝐒𝐧𝐚𝐧𝐜𝐒𝐚𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐈π₯𝐒𝐫 π™πžπ€Γ«π§, π›πšπ›πšπ’π§ 𝐞 𝐝𝐲 𝐟ë𝐦𝐒𝐣ë𝐯𝐞

PΓ«r shkak tΓ« njΓ« aksidenti tΓ« rΓ«ndΓ«, Ilir Zeka, 41 vjeΓ§ar, baba i dy fΓ«mijΓ«ve, ka nevojΓ« pΓ«r trajtim urgjent nΓ« njΓ« institucion shΓ«ndetΓ«sor jashtΓ« vendit.

Ky trajtim ka njΓ« kosto prej mbi 25,000 Euro, njΓ« shumΓ« qΓ« familja e tij nuk Γ«shtΓ« nΓ« gjendje ta mbulojΓ« pΓ«r shkak tΓ« kushteve tΓ« vΓ«shtira ekonomike.

Familja Zeka kΓ«rkon ndihmΓ«n tuaj tΓ« shpejtΓ« pΓ«r tΓ« mbΓ«shtetur Ilirin nΓ« kΓ«tΓ« periudhΓ« tΓ« vΓ«shtirΓ«.

Kontributet mund tΓ« dΓ«rgohen nΓ«: Emri i bankΓ«s: Raiffeisen Bank Emri i llogarimbajtΓ«sit: Fatmir Zeka (vΓ«llau) Numri i llogarisΓ«: 1503001005732110

PΓ«r dΓ«rgesat nga jashtΓ«vendit: XK051503001005732110

Numri kontaktues i familes: +38349383835

Related posts

Shqiptaro-Amerikani Tafilaj: Kosova Γ‹shtΓ« Interes Strategjik I AmerikΓ«s Dhe PerΓ«ndimit! PΓ«r Ne Nuk Γ‹shtΓ« PatjetΓ«r QΓ« TΓ« Na Njeh Serbia! MΓ« I RΓ«ndΓ«sishΓ«m Γ‹shtΓ« Territori!

dardanianews

Krahasimi qΓ« Vladimir Putin u ka bΓ«rΓ« dy rajoneve me KosovΓ«n duke thΓ«nΓ« dy rajonet e UkrainΓ«s Donetsk dhe Luhansk janΓ« njohur nga Rusia nΓ« bazΓ« tΓ« precedentit tΓ« KosovΓ«s, kanΓ« shkaktuar neveri nΓ« Serbi. Sot tabloidet serbe por edhe mediat mΓ« β€œserioze” qΓ« i ka nΓ« dorΓ« VuΓ§iq, kanΓ« shpΓ«rthyer me ballina anti-Putin duke thΓ«nΓ« se ai nΓ« kΓ«tΓ« mΓ«nyrΓ« po e njeh KosovΓ«n. NjΓ« ditΓ« pas deklaratΓ«s sΓ« Putinit pΓ«r KosovΓ«n si njΓ« precedent pΓ«r njohjen nga Rusia tΓ« rajoneve tΓ« UkrainΓ«s, tΓ« ashtuquajturat Republika Popullore e Donetskut (DNR) dhe Republika Popullore e Luhanskut (LNR), mediat serbe reaguan nΓ« mΓ«nyrΓ« agresive ndaj fjalΓ«ve tΓ« tij. SiΓ§ mΓ«son media serbe β€œBlic”, VuΓ§iq do tΓ« ketΓ« njΓ« fjalim tΓ« premten ose tΓ« shtunΓ«n, ku do tΓ« merret me deklaratΓ«n e presidentit rus pΓ«r njohjen e rajoneve tΓ« UkrainΓ«s. VuΓ§iq pritet tΓ« flas edhe furnizimin me gaz rus pΓ«r SerbinΓ«, veΓ§anΓ«risht nΓ« kuadΓ«r tΓ« ndΓ«rprerjeve tΓ« furnizimit nga Bullgaria fqinje. Nga ana tjetΓ«r, faqet e para tΓ« gazetΓ«s serbe tΓ« sΓ« enjtes, veΓ§anΓ«risht ato tΓ« kontrolluara nga regjimi i VuΓ§iqit, tregojnΓ« hapur tronditjen, nga ato qΓ« tha Putin. Tutje, Blic sjell njΓ« ballinΓ« nΓ« tΓ« cilΓ«n vihet nΓ« pikΓ«pyetje besnikΓ«ria e serbΓ«ve ndaj Putinit: β€œA i jemi betuar ne si komb shumΓ« presidentit rus: Putini i ka harruar serbΓ«t dhe KosovΓ«n pΓ«r shkak tΓ« luftΓ«s”.

dardanianews

Ja kush po prin nga numΓ«rimi i mbi gjysmΓ«s sΓ« votave totale nΓ« Turqi

dardanianews