2.3 C
New York
April 22, 2021
DardaniaNews
Featured Lajme

Shqiptaro-Amerikani Tafilaj: Kosova Është Interes Strategjik I Amerikës Dhe Perëndimit! Për Ne Nuk Është Patjetër Që Të Na Njeh Serbia! Më I Rëndësishëm Është Territori!

jashtëzakonshëm në Amerikë, Ramiz Tafilaj

Të rrallë janë disa njerëz që mund t’i takosh në jetë, por edhe më të rrallë njerëz të cilët, në një takim të vetëm, ta shpalojnë një botë, nga e cila nuk do të donte askush të shqitej. Ai jeton prej kohësh në Amerikë, dhe me ndikimin e tij, në diplomaci, kulturë, filantropi mund të jetë një nga njerëzit, që ka krijuar një histori të pashembullt, veçmas në filantropinë shqiptare, duke trasuar një rrugë të veçantë.

Prej më se 40 vitesh, nuk ka asnjë president amerikan, që nuk e ka njohur dhe me të cilin nuk ka bisedur për çështjen e Kosovës, që nga Xhimi Karter (1977-1981), Donald Regan, Bushët – babë e birë, Klintonin e Obamën, deri tek presidenti i fundit në detyrë Tramp, dhe po ashtu edhe presidentin ndoshta më miqësor të shqiptarëve, Joe Biden, që muajin tjetër e merr detyrën, dhe me të cilin shqiptarët me padurim po e presin bashkëpunimin!

 Ka ndihmuar dhjetëra veta të specializojnë në mjekësi, duke e ndihmuar Kosovën të ngritet si rrallëhëerë në nivel tjetër të mjekësisë, duke ua ofruar këtë mundësi, emrave të shquar, si të ndjerit Gazmend Shaqiri, Faik Hima, Hilmi Dautit etj. Pastaj ka ndihmuar shkollimin e shqiptarëve në Kosovë e në Shqipëri me bursa, dhe po ashtu edhe jashtë atdheut. Ka ngritur dy klube boksi pas demokratizimit në Shqipëri, sport ky i ndaluar gjatë diktaturës komuniste. Po ashtu ka ndimmuar duke kultivuar emisione të famshme gjatë asaj kohe televizive, kulturore dhe argëtuese.

Por, ndihma e tij e veçantë është që së bashku me emra të mëdhenjë nga bota e biznesit, si Xhim Xhema dhe të tjerë, me të cilët kanë ndihmuar proceset në Kosovë, për hapjen e rrugës paqësore, dhe deri në bombardimin e Serbisë, dhe në Shqipëri për të ndihmuar hapjen e saj ndaj demokracisë dhe në demokratizimin e saj.

Por, një ndihmë e jashtëzakonshme e tij është për ndikimin kulturor, të vërtetën historike të shqiptarëve, duke ia arritur që historitë e vërteta për shqiptarët të studiohen sot nga amerikanët, dhe të largohen mjaft shumë histori dhe historian ballkanas, librat e të cilëve lexoheshin e studioheshin nga shumë amerikanë.

Po ashtu fëmijët e tij kanë ndjekur shtigje të veçanta suksesi. Vajza e tij ka punuar edhe në televizionin e njohur amerikan CNBC, ndërsa djali është bankier me rezultate shumë të mira, pasi ishte rikthyer në SHBA, pas një kohe që kishte luajtur basketboll në Kosovë, duke e treguar kështu dashurinë e madhe për atdheun.

Ai e drejton një biznes shuë të sukskeshëm në SHBA për kontrollin e cilëssisë së derivateve, nxjerren e derivateve të naftës, dhe një produkti teknologjik krejtësisht të veçantë në SHBA dhe më tej.

Kosova është vendi pa të cilën nuk mund ta kaloj kohën, dhe po ashtu Shqipëria, ku sapo ishte ardhur nga SHBA,-ja nuk i mungon ftesa nga miq të jashtëzakonshëm, si prof.Dr. Mentor Petrela, njëri ndër 5 neurokirurgët më të famshëm në botë për vite të tëra.

Ai ishte personi kyç, nyja, nëpërmjet së cilës nisi dhe u krijua LDK-ja, disa nga të cilat hollësi do të mbesin edhe për një kohë si thotë  Ramiz Tafilaj, “nën embargo”, pra që nënkupton se janë ende dokumentacion i klasifikuar!

Me Ramiz Tafilajn, histori që nuk mbarojnë

 Gazeta SHQIPTARI: Ju jeni dekoruar nga Dolnald Tramp me “Çmimin e Presidentit për Arritje Jetësore” (President’s Lifetime Achievement Aëard), si botues. Si e vlerësoni këtë nderim?

 Ramiz Tafilaj: Është çmimi më i lartë civil që mundesh me marrë, nuk është i uniformës apo ushtarak. E çmoj lart sepse kjo tregon se dikush ma ka njohur kontributin që e kam dhënë për vendin ku jetoj, por edhe për Ballkanin, për hapësirën mbarë shqiptare.

Gazeta SHQIPTARI: A mendoni se ky çmim ka rëndësi edhe për shqiptarët, a është njëlloj nderi që i është bërë komunitetin shqiptaro-amerikan apo edhe shqiptarëve përgjithësisht?

Tafilaj: Unë mendoj se çdo çmim që jepet për diçka pozitive që ka të bëjë me komunitetin shqiptar është nder për ne shqiptarët sepse ajo na jep një avantazh (avancim), dhe na jep një pasqyrë tjetër prej asaj që janë munduar me na dhanë fqinjët tanë serb dhe të tjerë, si akuzat se jem njerëz të egër. Nga ky aspekt unë menoj se është një pasqyrë shumë reale, dhe shumë e mirë për popullin tonë.
Sidomos kur e marrim fisgurën e Nënë Terezës dhe shumë njerëzve të tjerë, që kanë qenë shumë bamirës, por edhe të tjerë gjatë shekujve. Kjo na çmon dhe na bën krenar si komb.

Gazeta SHQIPTARI: Cili ka qenë kontributi juaj apo cilat janë rastet që kanë çuar në arritjen e një vlerësimi të tillë?

Tafilaj: Me thënë të drejtën unë nuk e kisha pritur një çmim të tillë, por si duket dikush e ka përcjellë veprimtarinë time atje. Për dallim prej shumë të tjerëve që kanë kontribuar shumë në Kosovë dhe Shqipëri, unë pata vendosur të investoja në të rinjtë dhe të rejat e kombit tonë. Fillova me ju dhënë bursa për shkollim brenda dhe jashtë Kosovës. E hapa këtë aktivitet duke i përfshirë edhe nxënësit dhe studentët jashtë vendlindjes, për arsye se jetoja në Amerikë, dhe se është një shtet që e sheh krejt botën prej të njëjtit prizëm dhe në vijën demokratike. Përveç kësaj kam pasur edhe shumë raste dhe kontakte me njerëz të politikës amerikane, ku jam munduar me ia spjeguar situatën në Kosovë dhe Ballkan, dhe sugjerimet për një zgjidhje të mundshme.

Këta kanë qenë dy faktorët kryesorë, dhe faktori i tretë që e ka mundësuar (dekoratën prsidenciale) është se për herë të parë e kam paraqitur para publikut anglo-folës, një histori të kombit tonë të shkruar nga një person të kombit tonë, siç është historia e Kosovës e Jusuf Buxhovit, e përkthyer në tri vëllime në anglisht! E tash veç është e përkthyer “Maqedonia” anglisht, “Dardania” në përkthim e sipër (po ashtu libra historik nga J. Buxhovi) kështu që e rrumbullkon këtë historinë tonë.

Si ia dolët që ta vendosni librin “Kosova” në Bibliotekën e Kongresit amerikan, dhe që të jetë në shumë institucione tjera?

Tafilaj: Për ta arritur këtë, mua më është dashur t’ia fillojë përpjekjeve nga Kongresi amerikan, biblioteka e Kongresit ku është plasuar libri “Kosova”, dhe ata nuk i pranojnë aty librat po nuk i lexuan dhe nuk i vlerësuan që të jenë në atë bibliotekë. Atëherë kam kërkuar nga departamenti i historisë në një departament të një instituti, që ta japin për tri vëllimet një vlerësim shkencor, me shkrim. Ata e kanë bërë këtë dhe e vlerësuan shumë lart si libër duke e sugjeruar të praktikohet për lexim dhe studim për ata që merren me studime historike.

Pas kësaj, ata i kanë nxjerrë jashtë përdorimit 14 tituj librash që kanë qenë të shkruar nga autorë të Ballkanit, serb etj.

Gazeta SHQIPTARI: A është paradoksale që në Kosovë dhe Shqipëri nuk po thyhet një llojë tabuje, edhe pse e thyet në SHBA, një lloj rezistence në institucionet akademike, që vazhdojnë si më parë, siç thuhet nga të tjerë edhe si mendësi shkollash sllavocentriste, e që unë i quaj edhe greko-centriste dhe madje eurocentriste?

Tafilaj: Pyetje shumë e mirë. Kam menduar rreth kësaj pyetje, por kam pyetur edhe njerëz të tjerë. Kemi 20 vjet nga çlirimi, dhe shumë njerëz që janë marrë me historinë tonë ose kanë qenë nën ndikimin sllav, sepse kemi studiuar në shkollat sllave apo sepse kemi qenë nën ndikimin ideologjik komunist. Prandaj, është shumë e vështirë për një doktor historie, dhe i cili ka doktoruar duke u bazuar në një filozofi marksiste-leniniste për me e pranuar një histori siç e ka parashtruar Buxhovi, sepse ajo i jep kahjen e mosdijes atij personi, në mendësinë e tyre. Por, unë e mendoj të kundërtën, se ata njerëz që kanë doktoruar gjatë komunizmit apo kanë kryer studimet në atë kohë duhet ta korrigjojnë veten, por edhe historinë duke u bazuar në fakte. Dhe se nëse ata kanë dëshmi të kundërta le ta demantojnë historinë e Buxhovit, dhe unë ia botoj, por jo që të merren me sharje.

Në Maqedoni thuaja as nuk kanë guxuar ta blejnë librin “Maqedonia” të Buxhovit, por ua kam shpërnda të gjitha institucioneve shkollore e universitare shqiptare.

E kam pyetur ndërkohë edhe përkthyesin se çfarë ka kuptuar më shumë nga ai libër? Më befasoi përgjigja e tij, i cili tha se tash e kam të qartë se pse shqiptarët e çmojnë më shumë kombin se sa fenë, sepse në atë libër tamam është definuar se pse shqiptarët e çmojnë më shumë kombin se sa fenë. Kjo sepse shqiptarët, pavarësisht fesë kanë qenë të shtypur me shekuj. Aty shihen edhe të krishterët edhe myslimanët dhe ortodoksët, që e kanë dhënë kontributin e tyre për shqiptarë dhe shqiptarizëm. Pra, ai shpjegim nga një amerikan më la përshtypje të thellë.

Në letrën e tij të dekorimit, presidenti amerikan, Donald Trump, vlerëson se ju: “Keni shërbyer si model i shpirtit amerikan”! Një vlerësim tipizues, ndoshta i rrallë i bërë nga një president amerikan?

Tafilaj: Shpirti amerikan nënkupton se ti gjithmonë e ke parasysh edhe tjetrin që e ke përballë, pra jo veç veten, dhe gjithmonë je i gatshëm me ia shtri dorën atij, që s’kishte mundësi të ec hapave tuaj. Edhe unë e kam treguar atë shpirt gjatë dekadave. Edhe unë në Shqipëri e kam dhënë një numër të konsiderueshëm bursash, ua kam paguar konviktin, dhe shpenzimet tjera edhe stundetëve që rrinë në Shqipëri të studiojnë. Kjo dekoratë ka të bëjë edhe me ruajtjen e identitetit, kontributit për ruajtjen e krenarisë dhe ruajtjes së lirisë individuale, dhe të rrënjëve. Unë po ashtu e shoh si trashëgimi pozitive edhe kanunin, por që ne duhet të marrim nga ajo trashëgimi gjërat e çmuara.

Cili ishte ndikimi juaj në themelimin e LDK-së, e cila sapo shënoi 31 vjetorin? Cilët ishin emrat me të cilët komunikonit atë kohë në Kosovë? Shumë nga ne dhe më pas e pranojnë se kishte një ndikim amerikan për formimin e saj?

Tafilaj: Ka shumë gjëra që janë ende nën embargo, por janë disa gjëra që unë mund ti flas. Në një takim pune që e kishim ne në vitet e ‘80-ta me pushtetarë amerikan, një pyetje e tyre rrjedhi, se a kishim mund me pas një kontakt në Kosovë, që të informohemi më direkt nga Kosova, dhe më pak zyrtar (nga burime shteti). Unë isha vullnetarë për ta bërë atë punë, meqë nuk njihja shumë njerëz në Kosovë, atëherë ju drejtova Buxhovit, që ai të kontaktonte me njerëzit e caktuar. Situata rrjedhi ashtu që nën mbrojtjen e SHBA-së, por edhe të Gjermanisë, Buxhovit ju lanë duart të lira për ta hartuar statutin e programin e LDK-së, bile edhe është këshilluar se si të bëhej kërkesa për regjistrimin e partisë. Atë kohë sapo u krijua partia, dhe pajisjet e para kompjuterike ia solla unë nga Amerika. Kemi mbajtur kontakte të vazhdueshme nga diaspora, edhe me të ndjerin presidentin Rugova edhe me të tjerët. Amerikanët e kanë në mendje krijimin e sistemeve, dhe jo të krijojnë lider. Ata besojnë se nëse sistemi është i stabilizuar munden që nëpërmjet tij të veprojnë. Kjo vlen edhe për vetë SHBA-të. P.sh. presidenti Tramp po çon pluhur, duke refuzuar të dal nga Shtëpia e Bardhë, por nuk mundet me lëviz nga sistemi. Të njëjtën gja ata duan ta shohin në Kosovë dhe diku tjetër. Për të njëjtën arsye ata që janë themelues të LDK-së, ju takon një meritë sikursë Buxhovit, Mehmet Krajës, Milazim Krasniqit, Ibrahim Berishës edhe pse janë më të larguar (jashë LDK-së), por Amerika e ka të njohur se këta janë themelues të LDK-së, kur e shohin se ka shkëputje në këtë drejtim, atëherë ata befasohen dhe kthehen t’i pyesin themeluesit.

Sa i përket Vjosa Osmanit, unë mendoj se është e mirë në këtë drejtim, por unë mendoj se pavarësisht mendimit të saj personal, që të mund ta çojë partinë në drejtim të duhur, nuk duhet të dalë nga partia, por duhet të jetë avangardë e atyre pikëpamjeve që i beson, dhe brenda partisë ti avansojë vlerat e saj demokratike, të cilat edhe i ka të mësuara në SHBA. Kështu që për mua do të ishte një shokim, nëse ajo bën një koalicion me parti tjetër, dhe largohet në LDK-ja.

Gazeta SHQIPTARI: Si po flisni ju, duket se mund të ketë ndryshime në LDK?

Tafilaj: Qysh po shihet po. LDK-ja i ka disa njerëz shumë të mirë. Unë e kisha menduar se ma të vjetrit e LDK-së, do të kishte qenë mirë, që ti avanconin të rinjtë dhe tu japin mundësinë që LDK-në ta çojnë përpara. Siç dihet çdo gjë që krijohet, zhvillohet dhe duhet të përsoset. Por, LDK-ja nuk është e përsosur, dhe përkundrazi ajo ka nevojë për një infuzion gjeneratash të reja, që të mund ta çojnë më përpara.
Unë mendoj se LDK, si lëvizje që ka qenë më parë, si parti e djathtë, është demokratike, dhe me gjithë këtë, duhet t’i jap vend të rinjve.
Unë mund të përmend edhe emra, psh. siç është Arben Gashi, Faton Bislimi, i ardhur nga Amerika, i cili është i shkëlqyeshëm, dhe se e ka hequr edhe sharjen nga fjalori, dhe është i pranishëm. Sa i përket Vjosa Osmanit, unë mendoj se është e mirë në këtë drejtim, por unë mendoj se pavarësisht mendimit të saj personal, që të mund ta çojë partinë në drejtim të duhur, nuk duhet të dalë nga partia, por duhet të jetë avangardë e atyre pikëpamjeve që i beson, dhe brenda partisë ti avansojë vlerat e saj demokratike, të cilat edhe i ka të mësuara në SHBA. Kështu që për mua do të ishte një shokim, nëse ajo bën një koalicion me parti tjetër, dhe largohet në LDK-ja. Jo se ajo i ka sjellur shumë vota, por sepse ajo e ka trasuar rrugën e zhvillimit brenda partisë, dhe nga aty mundet me modernizu dhe me sjellë partinë aty ku duhet të jetë. Po ashtu sipas saj ajo e ka idol Ibrahim Rugovën dhe nga zyra e saj e ka hequr foton e Hashim Thaçit, dhe e ka vendosur foton e Rugovës.
LDK-ja i ka disa njerëz shumë të mirë. Unë kisha mendu që na të vjetrit e LDK-së ti avanconim të rinjtë, për me e çuar LDK-në përpara.

Gazeta SHQIPTARI: Sa i përket përpjekjeve për ndarje të Kosovës, si e shihni procesin e bisedimeve?

Tafilaj: Marrëveshja me Serbinë është e domosdoshme, por ne nuk duhet të ngulim këmbë, se a na njeh apo jo Serbia? Për ne është relative. Unë mendoj se ne duhet të jemi punëtor dhe të shkojmë drejt pranimit në institucionet ndërkombëtare, si në OKB dhe ato euroatlantike etj. Se a na njeh Serbia, nuk është me rëndësi.
Për sa i përket kufirit më ka thënë njëherë një ministër i Jashtëm i Norvegjisë, se për 50 vjet nuk kanë arritur ta definojnë kufirin ndërmjet Norvegjisë dhe Rusisë, por në fund ia kanë dalur. Edhe ne mund ta njohim njëri tjetrin, mund të mos e përcaktojmë kufirin, i dimë ku janë hyrjet dhe daljet. Tash ende janë gjeneratat që i kanë kujtimet të frekëta të luftës.
Politika në Kosovë, sidomos udhëheqësia e LDK-së, nuk ka qenë dashtë ta anashkalojë kontributin shumëvjeçar të lobit shqiptaro-amerikan, i cili është udhëhequr nga Xhoe Diogardi. Nëse dikush e ka meritën më të madhe për Kosovën, është Gjoe Dioguardi dhe ata që e kanë shti në sistem, dhe ia kanë ba të qartë amerikanëve se cili është problemi i Kosovës. Po ashtu ka njerëz që thuaja nuk ia dinë as emrin, por që nuk përmenden, si Xhim Xhema, i cili ka dhënë një kontribut të hatashëm për çështjen shqiptare në SHBA, e ka dhe të tjerë, e disa kanë vdekur, dhe sot politika e Kosovës as nuk konsultohet me ati figura që vazhdojnë të jetojnë dhe të ndikojnë.

Gazeta SHQIPTARI: Me cilat personalitete amerikane të kohës kishit lidhje, pra në vitet e ‘80-ta, por edhe në kohët vendimtare për Kosovën, si bombardimet?

Tafilaj: Prej presidentit Xhimi Karter e deri tek presidenti aktual Tramp, e edhe tek presidenti i ri i zgjedhur Bajdeni, kam biseduar me të gjithë. Në SHBA nuk varet gjithëçka nga presidenti, e kanë politikën e vet ndërkombëtare. Kosova është interes strategjik amerikan, dhe jo vetëm i saj, por edhe i botës demokratike, i perëndimit.
Kosova është edhe urë lidhëse natyrale, edhe mes kontinenteve të Afrikës, Azisë dhe Evropës Qendrore e më tej.
Prandaj, këtu është shumë me rëndësi me pas një qendrim amerikan, sepse përndryshe ne do të kishim mbetur në influencën ruse, e cila është e dëmshme për neve. Rusët kanë hyrë në Ballkan nëpërmjet Serbisë, por edhe Evropa e Bashkuar ka hy në Ballkan nëpërmjet Gjermanisë, kështu që edhe Amerika hyn në Ballkan nëpërmjet shqiptarëve, sepse nuk ka zgjedhje tjetër, prandaj, edhe ne duhet ta dimë vlerën tonë, por edhe duhet të jemi të kuptueshëm që mikut të mos ia vështirësojmë punën.

Gazeta SHQIPTARI: Si e shihni Kosovën e pasluftës? Kosovën e atyre idealeve, për të cilën janë angazhuar aq shumë shqiptarët dhe ju në SHBA veçmas?

Tafilaj: Kosova ka bërë përparim të dukshëm. Nëse e krahasojmë Kosovën e pasluftës, me atë të Kosovës dhe të Shqipërisë së pas Luftës së Dytë Botërore (LDB), atëherë këto 20 vjet zhvillimi në Kosovë është shumë herë më i madh se përpara.
Meqenëse ne nuk e kemi pas demokracinë si udhërrëfyes për shtetin, por kemi jetuar në një shtet të cilin e kemi urrejtur – Jugosllavinë, ne nuk kemi pasur njohuri të mjaftueshme për tu zhvilluar kjo demokraci. Natyrisht se ndodhë shpesh që të keqpërdoret demokracia. Besoj se UÇK-ja, ka dhënë shumë, dhe se ushtrarët kanë qenë të gatshëm ta japin edhe gjakun për Kosovën, por të jesh luftëtar nuk është detyrimisht të jesh edhe politikan, e të jeshë në krye të shtetit. Unë mendoj se në bashkëpunim me njerëz që mund të udhëheqin, dhe gjithmonë duke i pasur parasysh vlerat e secilit, Kosova shkon përpara.
Ne nuk mund të fillojmë gjithmoën nga një person, apo një grup, që sipas tyre nga aty fillon historia. Mua më çudit që nuk u ruajtën vlerat si Shpallja e Republikës, e Kushtetutës së Kaçanikut, gjatë Ibrahim Rugovës, dhe nuk merren si pikënisje.
Nëse ne e respektojmë punën që e kanë bërë edhe gjeneratat e Ibrahim Rugovës, atëherë ne e kemi shpëtuar veten dhe shtetin tonë!

Gazeta SHQIPTARI: Po bisedimet për Asociacionin, një përpjekje për krijimin e tij, një përpjekje e serbëve, që nëpërmjet tij, në njëfarë mënyre ta gjejnë mundësinë për shpërbërjen e shtetit të Kosovës?

Tafilaj: Duke iu referuar Pakos së Ahtisarit është themeluar edhe Asociacioni. Por, kjo nuk do të thotë se ai duhet të ketë kompetenca ekzekutive, që ka Kuvend dhe mjete të veta qeverisëse.
Por, nuk duhet të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Nëse Serbia insiston, atëherë shihet qartë se nuk po don stabilitet në Ballkan, por është përpjekje për destabilizim. Kjo dmth se ajo nuk është për stabilitet dhe të mirën e njerëzimit në përgjithësi.
Si OJQ mund të ekzistoj, dhe e plotëson kushtin e pakos Ahtisari. Vetë Pakoja Ahtisarit ka shumë probleme, por me kohë duhet të zgjidhen ato. Psh. Në Francë ka më shumë njerëz jo francez, por shteti quhet i francezëve, ndërsa në Kosovë ka shumë më shumë shqiptar se jo shqiptar, por shteti nuk quhet i shqiptarëve.
Sa i përket kombit kosovar, unë mendoj se duhet ti gjendet mënyra. Jam kundër kombit kosovar (të quhet komb kosovar). Negociatorët duhet ta dinë kur ta prekin një temë dhe kur të mos e prekin.

Gazeta SHQIPTARI: Po organizime të ndryshme dhe disa figura nga “Vatra” e shqiptaro amerikanëve që hyn nën ombrellën e Thaçit në përpjekejn për shkëmbim territori në bisedimet me Serbinë?

Tafilaj: Në Amerikë nuk besoj që organizimet ishin pas Thaçit, por që ka individë. Unë mendoj se “Vatra” duhet të ringjallet, sepse dikur ajo ka qenë vetë Shqipëria, me pasaportë të saj, udhëtohej, si të ishte pasaportë shtetërore. Sa më shumë të inkuadrohen në të, ajo do të jetë më e fuqishme, dhe atëherë do të ketë shpresa më të mëdha për neve. P.sh., ne vetëm në këta dy muajt e fundit i kemi shpërndarë rreth 2500 libra falas edhe nëpër xhamia, kisha, institucione të ndryshme, por edhe në ato të Kosovës që gjenden në Amerikë. Tash e kemi librin e Blerim Rekës, që flet për gjeostrategjinë e Ballkanit, pastaj një libër të Hajredin Kuqit, ku e dëshmon se Pavarësia e Kosovës është stabilitet për Ballkanin. Ndërsa, nga libri i Jusufit kemi arritur ti shesim 18 mijë kopje, dhe atë shumica janë për shkollarët, njerëz të elitës, studiues etj.

Gazeta SHQIPTARI: Si e shihni ju rolin e mërgimtarëve dhe mesazhi juaj për ta?

Tafilaj: Nëse ne shkojmë nëpër botë për ta dëshmuar veten, atëherë nuk do të kishim ndikim. Si psh tash kemi figura me shumë popullaritet, si Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha etj, prandaj u bëj thirrje të gjithë mërgimtarëve që me dinjitet ta përfaqësojë kombin tonë, sepse kjo nuk iu ndihmon vetëm atyre si individ, por i ndihmon edhe kombit tonë. Kjo sepse me Dua Lipën, e të tjera edhe vetë anglezët krenohen me të. Atëherë ne japim ndihmë të dyfishtë. I kisha lutur mërgimtarët, që të ndihmojnë dhe të investojnë në shkollimin e të rinjve.
Por, nuk jam dakord me shkollimin, përkatësisht kolegjet e hapura gjithandej në Kosovë, që për mua janë pengesë, pasi Kosova është e vogël për këtë. Sikur Kosova ta kish një ose dy universitete dhe që krijojnë një profil të veçantë, unë besoj se Kosova do të kishte qenë shumë e njohur në botë, me studiues. Unë njoh shumë shkencëtarë shqiptarë, me punën e të cilëve mahnitesh.

Gazeta SHQIPTARI: Ndodhemi para zgjedhjeve, cili është mesazhi juaj?

Tafilaj: Unë edhe pse se kam të qartë se çka ka ndodhur me Gjykatën Kushtetuese, ta respektojnë vendimin e saj, të kthehen në normalitet dhe t’i lënë politikat e rrugës jashtë. Zgjedhja e kandidatëve për deputet mendoj se duhet të jetë shumë e sinqertë, me njerëz të pastër të garohet dhe jo me njerëz që kanë bagazhe të tilla, që votën e tyre do t’ju duhet ta vënë në kompromis. Nuk po them se cila parti është më e mirë, edhe pse kam shumë shokë në parti të ndryshme si në PDK, AAK dhe VV, unë gjithmonë kam qenë në LDK. Për fund: Një thirrje spektrit politik, që ti lënë sharjet anash dhe të fokusohen se çka partitë mund të afrojnë në Kosovë. / Intervistoi: Idriz Morina/ GazetaSHQIPTARI.com

Related posts

Nexhat Daci propozohet për president nga Thaçi, reagon vet ai

dardanianews

LDK-ja manipulon me titullin e gazetës gjermane për Kurtin, reagon korrespodenti i FAZ

dardanianews

Vdes gruaja e Adem Demaçit

dardanianews