30.9 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

🔴 Trump paralajmëron Izraelin

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme.

Duke folur me gazetarët para se të nisej për në samitin e NATO-s në Hagë, ai thotë se “nuk është i kënaqur” me Izraelin dhe Iranin, përpara se të shtojë se është “vërtet i pakënaqur” me Izraelin.

Trump thotë se do të ishte një “shkelje e madhe” nëse Izraeli do të hidhte bomba mbi Iranin tani, duke i thënë Izraelit “sillni pilotët tuaj në shtëpi, tani”.

Ai shton se kapacitetet bërthamore të Iranit janë “zhdukur” dhe thotë se Teherani nuk do ta rindërtojë kurrë programin e tij bërthamor.

Kujtojmë se Trump njoftoi të martën atë që e përshkroi si një armëpushim “të plotë dhe total” midis Izraelit dhe Iranit të hënën.

Por ky armëpushim u shfaq në rrezik disa orë më vonë.

Izraeli të martën në mëngjes akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes dhe tha se do të “përgjigjej me forcë”.

Megjithatë, një zyrtar i lartë i sigurisë në Iran i tha CNN se pas mesnatës se “deri më tani nuk është qëlluar asnjë raketë drejt armikut

Related posts

Putin paralajmëron se Evropa do të shkojë drejt luftës nëse Ukraina futet në NATO

dardanianews

Lajmi i fundit: PZAP vërteton vendimin e KQZ’së, Kurtit dhe të tjerëve s’i lejohet kandidimi

dardanianews

“Përshkallëzim dramatik” – Raketat amerikane godasin thellë në Rusi për herë të parë Lajmi në koment

dardanianews