9.6 C
New York
April 18, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

Lajmi i fundit: PZAP vërteton vendimin e KQZ’së, Kurtit dhe të tjerëve s’i lejohet kandidimi

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur poshtë pjesërisht ankesat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vendimin e PZAP’së thuhet se “Refuzohet pjesërisht apeli i subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VËRTETOHET vendimi Nr 244-2021 datë 22.01.2021 i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), me seli në Prishtinë, në pjesën e refuzimit të rekomandimit të ZRPPC-së, për certifikimin e kandidatëve për deputet të subjektit politik Levizja Vetëvendosje dhe atë: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriqi dhe Labinotë Demi Murtezi”.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) janë dorëzuar nëntë ankesa nga subjektet politike për moscertfikim të kandidatëve për deputetë.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate janë disa prej subjekteve politike që kanë dorëzuar ankesë në PZAP.

Këto ankesa u bënë pasi KQZ’ja votoi që të mos lejohen që të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidatët për deputetë që kanë dënime të formës së prerë nga gjykatat, në tri vitet e fundit.

Debati më i madh është bërë pasi një prej atyre që ka dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit është edhe bartësi i listës së Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që po ashtu është edhe i nominuar për kryeministër.

VV’ja kishte dorëzuar ankesa na PZAP, ndërsa zyrtarë të lartë të kësaj partie dhe anëtarës e VV’së në KQZ e kanë akuzuar kryetaren e KQZ’së se po merr vendime, sipas preferencave të saj politike, duke aluduar se gjykatësja është e afërt me PDK’në.

Daka ka thënë se po kërcënohet e po fyhet publikisht dhe se ka theksuar se nuk varet nga ajo se a lejohet të kandidojë Kurti dhe 46 kandidatët e tjerë, por KQZ vepron sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese në dhjetor ka publikuar aktgjykimin, me të cilin e ka shpallur të vlefshme një ankesë të VV’së dhe e ka rrezuar qeverinë e Avdullah Hotit, sepse atë e kishte votuar një deputet që kishte dënim të formës së prerë.

Kushtetuesja vendosi që të bie qeveria dhe më të mos lejohen të garojnë për deputetë kandidatët që kanë dënime.

KQZ’së i janë dorëzuar të dhënat, sipas të cilave, 47 deputetë nga të gjitha subjektet, janë të dënuar në këto tri vjet.

Disa prej subjekteve kanë pranuar, duke i zëvendësuar kandidatët, por disa të tjera, si VV’ja e Nisma kanë kundërshtuar zëshëm të bëjnë një gjë të tillë. /Express/

 

 

Related posts

Dedektivja shqiptare nuk kursehet: Këto vajza të famshme të ekranit janë dashnoret e politikanëve

dardanianews

Kërcet grushti në transmetim live, gazetari qëllon politikanin pro-rus. Ja pamjet që po bëjnë xhiron e internetit

dardanianews

142 TË SHËRUAR DHE 188 RASTE ME COVID-19!

dardanianews