17.3 C
New York
June 9, 2025
DardaniaNews
Lajme nga Bota

​Prifti i pret kokën 52-vjeçarit për t’i dhënë ‘fund’ koronavirusit

Një prift në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeç, si një dhuratë ndaj “perëndive” për t’i dhënë fund koronavirusit në botë. Prifti 70-vjeçar Sansari Ojha, nga tempulli i Brahmani Devi, është arrestuar nga policia pasi i preu kokën Kumar Pradhan.

Prifti hindu nga rajoni Bandhahuda, raportohet se vrau burrin si dhuratë ndaj “perëndive” për t’i dhënë fund pandemisë botërore.

Ndërkaq, oficeri i policisë Ashish Kumar Singh, tha se Sansari ishte i dehur ditën që ka ndodhur ngjarja, madje dhe në momentin e arrestimit ai ishte po në atë gjendje.

“Prifti pretendon se ka parë një perëndeshë në ëndërrën e tij, e cila i ka kërkuar të sakrifikojë jetën e një njeriu për t’i dhënë fund koronavirusit në botë. Prandaj për t’iu bindur urdhërit të “perëndeshës” prifti flijoi 52-vjeçarin”, tha Alok Ranjan Ray,

zëdhënës i policisë.

Ndërkohë raportohet se trupi i pajetë i Kumar Pradhan pritet t’i nënshtrohet autopsisë, shkruan Daily Mail.

 

Related posts

Bill Gates do ta japë gati tërë pasurinë për bamirësi, 200 miliardë për të varfrit

dardanianews

E fundit: Putin ka pasur atentat!

dardanianews

Izraeli po përcjellë dronët iranian, publikon pamje duke i rrëzuar ata (video)

dardanianews