May 8, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

20 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, numri total i të prekurve shkon në 165

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka testuar të hënën 129 mostra prej të cilave 20 kanë dalë pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, pesëmbëdhjetë prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, dy me vendbanim në Malishevë, një me vendbanim në Bllace-Suharekë, një me vendbanim në Drenas dhe një me vendbanim në Prishtinë.

Numri total i të prekurve në vend ka shkuar në 165. Ndërkohë IKSHPK njofton se edhe një pacient është shëruar dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 24. /Express/

Related posts

Kurti më 2006: Veton Surroi angazhohej ta shpëtonte Jugosllavinë, i ndihmoi Milosheviçit të cilësonte UÇK-në terroriste

dardanianews

Sulme’ të pandërprera ndaj Kurtit e Vitisë, zbulohet skenari pse po bëhet një gjë e tillë – analisti flet edhe për dorëheqjet

dardanianews

Mauna me fotografin e Putinin futet nga Serbia në Kosovë, pas ankesave të qytetarëve iu mbulohet fytyra

dardanianews