Lojtarët e Bayern Munich nuk arritën të kualifikoheshin për në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi u mposhtën nga Paris Saint Germain me rezultatin e përgjithshëm 6-5 nga dy ndeshjet.
Ekipi gjerman beson se u dëmtua rëndë në ndeshjen e mbrëmshme, kryesisht për një karton të kuq ndaj Nuno Mendes, dhe më pas për penalltinë e padhënë pas prekjes me dorë të Joao Neves.
Ai u goditi në dorë nga shoku i skuadrës, Vitinha, por bashkëkombësi i tyre, portugezi Joao Pinheiro nuk tregoi me gisht nga pika e penalltisë dhe as nuk mori një thirrje nga dhoma e VAR-it.
Se apeli i gjermanëve është i bazuar, tregohet edhe nga situata pothuajse saktësisht një vit më parë, nga ndeshja e kampionatit portugez midis Boavistas dhe Portos.
Konkretisht, lojtari i Portos, Pedro, në tentim për të gjuajtur topin jashtë zonës së penalltisë, topi goditi Nehuen Perez në dorë, kështu që gjyqtari Claudio Pereira tregoi nga pika e penalltisë.
Një situatë identike u pa mbrëmë në Allianz Arena, por më pas gjyqtari Joao Pinheiro nuk tregoi me gisht nga pika e bardhë, gjë që i tërboi tifozët e Bayernit. /Telegrafi/

