5.8 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

21-vjeçarja në Lipjan s’e lë rehat ish-bashkëshortin e saj, e ngacmon përmes telefonit

Ka shumë raste kur çiftet kosovare nuk ‘shpëtojnë’ nga problemet edhe pse zgjedhin që të shkurorëzohen e të ndajnë rrugët me bashkëshortët e tyre, të cilët u shkaktojnë telashe. Edhe pas ndarjes, shumë nga ta nuk i lënë rehat ish-partnerët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në komunën e Lipjanit, ku viktimë është një burrë 26-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar në Polici ish bashkëshorten e tij, për të cilën ka deklaruar se vazhdimisht e shqetëson dhe  e ngacmon përmes telefonit.

Sipas tij, çifti një muaj më parë kishin përfunduar në Polici për shkak se ai dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj 21-vjeçares, me ç’rast kjo e fundit ishte pajisur me urdhërmbrojtës nga gjykata.

26-vjeçari dyshon se pikërisht kjo është arsyeja pse e dyshuara e shqetëson atë, me qëllim që të thyejë urdhrin e mbrojtjes dhe të iniciohet tjetër rast ndaj tij.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka provuar që të shoqërojë për intervistim të dyshuarën, mirëpo për shkaqe shëndetësore ajo s’ka mundur që të paraqitet në stacion.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’, ndërsa veprimet e tjera ligjore do merren posa të sigurohet prezenca e 21-vjeçares për intervistim.

/GazetaSinjali/

Related posts

Ngjarje e rëndë: Dy të vdekur në minierën e Novobërdës nga shembja e dheut

dardanianews

Ky është 25-vjeçari që dyshohet se ra nga kati i 13-të i ‘Hotel Grandit’ sot në mesditë

dardanianews

VDES NGA KORONAVIRUSI BIZNESMENI I NJOHUR SHQIPTAR NË NEW YORK

dardanianews