Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një nga tualetet e kësaj qendre, ku fëmija, i moshës 12-vjeçare dyshohet se është sulmuar seksualisht nga personi që mirëmban tualetet.

Sinjali mëson se rasti është denoncuar nga babai i viktimës, i cili fillimisht e ka njoftuar qendrën e më pas edhe Policinë, për shqetësimin që ka shfaqur i biri pas asaj që i ka ndodhur derisa ishte në tualet.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar personin e dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë intervistë lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti “Sulm seksual” dhe të ndërmerren veprimet e tjera të nevojshme.

 

 

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe qendrën tregtare, të cilët e kanë konfirmuar rastin për Sinjalin, pa dhënë detaje të tjera.