26.3 C
New York
July 12, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajmeShkencë

Habit shkenca: Truri nuk “fiket” njëkohësisht me trupin, çfarë ndodh pas vdekjes së njeriut

Shkencëtarët kanë vënë re një rritje të çuditshme të aktivitetit të trurit tek pacientët e pajetë. Ky është ndër rastet e rralla kur studiuesit kanë mundësinë të masin aktivitetin e trurit tek njerëzit menjëherë pas vdekjes.

Thuhet se ky lloj ekzaminimi tek njerëzit në vdekje klinike ose disa minuta pasi ndërrojnë jetë shpjegon fenomenin e çuditshëm që ne shpesh e shohim nëpër filma si: imazhet e njëpasnjëshme të të gjitha momenteve të jetës.

Në studimin e fundit, 4 pacientëve në koma iu hoqën aparaturat që i mbanin në jetë me lejen e familjeve të tyre. Teksa ata po kalonin në arrest kardiak, ekspertët mjekësorë matën përmes sensorëve të elektroencefalogramit aktivitetin e trurit të pacientëve. Ata zbuluan se truri i dy prej pacientëve ishte hiper-aktiv edhe pse zemra e tyre ndaloi rrahjet.

Gjithmonë është thënë që truri vdes në të njëjtën kohë me trupin, por tashmë shkencëtarët kanë një mendim më kritik për këtë. Në bazë të studimeve të kryera rezulton se njerëzit e ruajnë një nivel të caktuar të vetëdijes së tyre që u jep atyre mundësinë të shohin imazhe siç janë ëndrrat ose halucinacione.

Autori kryesor i këtij studimi Jimo Borjigin është shprehur për mediat e huaja se po vëzhgon dhe raste të tjera për të dalë me konkluzione akoma më të qarta./tvklan.al

Related posts

Veliu gozhdon Vjosa Osmanin: Përkthyese e Thaçit, s’ke guxuar të garosh në Prishtinë

dardanianews

Ibrahim Rugova: Ja kur i kemi shenjat e para të jemi të censurës në letërsinë evropiane

dardanianews

Dyshimet për “ndarje” nga bashkëshorti, flet Blerina Kllokoqi Rugova: Po të ndodhte diçka mes nesh, e gjithë Kosova do e merrte vesh

dardanianews