25.4 C
New York
September 19, 2024
DardaniaNews
Kronika e zezë

22-vjeçarja në Podujevë e kap për fyti kunatën, e akuzon se ka një marrëdhënie me burrin e saj

Ndër telashet më të shpeshta në familje, janë ato ku përfshihen kunatat. Mosmarrëveshjet mes tyre shpesh herë përcillen me ofendime, të shαra e kërcëηime, por në shumë raste përshkallëzohen edhe në “përleshje” fizike ndaj njëra-tjetrës, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt mes kunatave ka ndodhur së fundi në një familje në fshatin Peran të Podujevës, ku një grua dyshohet se sulmoi fizikisht kunatën e saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka denoncuar rastin në Polici, ku ka njoftuar se 22-vjeçarja e ka rrahur duke e kapur për fyti.

Bazuar në dëshminë e 29-vjeçares e gjithë kjo ka ndodhur si pasojë e dyshimeve për tradhti tek e dyshuara. Kjo e fundit, e ka akuzuar se ajo ka një marrëdhënie me bashkëshortin e saj.

Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë edhe dëshmia e bashkëshortit të të dyshuarës, i cili ka mohuar të ketë pasur dhunë fizike ndaj viktimës.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/

Related posts

Një 38 vjeçar nga Mitrovica gjendet i varur në litar në oborrin e tij

dardanianews

E dhimbshme: Vdes 9 vjeçari nga aksidenti në Podujevë

dardanianews

Arrestohet 35 vjeçari në Prishtinë, dyshohet për ngacmime seksuale, mashtrim dhe prezantim i rrejshëm!

dardanianews