June 27, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezë

Studentja shqiptare përdhunohet nga reperi i njohur grek dhe dy shokët e tij!

Policia greke është në kërkim të gjurmëve të një reperi të njohur si dhe shokut të tij 23 vjeç, pasi një studente 19-vjeçare nga Shqipëria ka denoncuar se është përdhunuar nga muzikanti 24-vjeçar dhe një shok i tij në hotelin e tij Rethymno në agim të së hënës. Studentja ishte duke u argëtuar në një klub të njohur në portin e vjetër, ku këndonte reperi, ndërsa një bashkëpunëtor i tij i ngushtë e mori dhe e çoi në hotel.
Aty, 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë plotësisht kontrollin. Pak më vonë, reperi 24-vjeçar mbërriti në dhomë së bashku me një 30-vjeçar me origjinë shqiptare, duke e dhunuar në grup.
Pak orë më vonë, kur e kuptoi se çfarë kishte ndodhur, e reja njoftoi disa nga miqtë e saj dhe ata shkuan në policinë e Rethymno. Policia arrestoi 30-vjeçarin shqiptar pasditen e djeshme në portin e Heraklionit teksa po përgatitej të hipte në skafin e nisur për në Pire. 19-vjeçarja pritet të ekzaminohet nga mjeku ligjor, ndërsa reperi 24-vjeçar dhe shoku i tij janë zhdukur.
24-vjeçari konsiderohet një nga yjet më të mirë të skenës greke të repit për momentin dhe është djali i një këngëtari të njohur hip-hop-i dhe artisti tatuazhesh, i cili u gjet i vdekur në dyqanin e tij në vitin 2011./K.C/dritare.net

Related posts

S’ke nevojë për qira”/ Detaje nga rasti i dhunimit në Prishtinë, pronari i banesës dyshohet se dhunoi 38-vjeçaren me të cilën bashkëjetoi

dardanianews

Prishtinasja dhunohet seksualisht nga ish i dashuri i saj

dardanianews

Vdiq duke luajtur futboll, sot varroset mjeku nga Gjilani

dardanianews