14.2 C
New York
March 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

35 të shëruar, 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot janë shëruar 35 persona nga Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, Vitia tregon se janë 17 raste të reja.

‘’Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.’’

‘’Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim. Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve!’’

‘’Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit.’’, shton ai. /Express/

Related posts

S’ndalen provokimet/ Xhandarmëria serbe futet në një fshat tjetër të Kamenicës

dardanianews

Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme👇

dardanianews

Shpërthime në Teheran, Izraeli thotë se ka nisur një sulm parandalues ndaj Iranit

dardanianews

Leave a Comment