23.6 C
New York
May 8, 2025
DardaniaNews
DiasporaLajme

MASHTRIMI dhe TJETËRSIMI GALOPANT I VOTËS në MERGATË!

Këtë shkrim e mora si shkas dhe thirrje e fuqishme për një debat të domosdoshëm mbi rolin e mërgatës në jetën politike dhe institucionale të Kosovës. Pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, është e rëndësishme që të bëhet një analizë e thellë mbi përfaqësimin e diasporës dhe të nxirren mësime për të ardhmen.

Mërgata shqiptare ka qenë një shtyllë kryesore e mbijetesës ekonomike dhe politike të Kosovës, por edhe pas më shumë se një dekade të pavarësisë, ajo mbetet e paorganizuar dhe e nënvlerësuar institucionalisht. Një popullsi që përbën rreth 50% të kombit nuk ka as edhe një përfaqësues të garantuar në Kuvend apo institucione kyçe të vendit, përveç disa rasteve individuale të emëruar me kritere partiake dhe nepotike. Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj një pjese të madhe të kombit, mohim i asaj pune e kontributi të madh por edhe një humbje e madhe për shtetin, duke shpërfillur një potencial të jashtëzakonshëm intelektual, ekonomik dhe politik.

Një problem tjetër i madh është manipulimi dhe tjetërsimi i votës së diasporës nga grupe Okulte mbrenda partive politike.Përkundër të drejtës themelore për të votuar, votat e mërgimtarëve vazhdojnë të keqpërdoren nga partitë politike për interesa të ngushta, duke orkestruar orientimin e tyre në mënyrë që të favorizojnë individë të caktuar që kanë bërë monopol partinë. Ndërkohë, nuk është bërë asgjë për të siguruar një përfaqësim të drejtë dhe të pavarur të mërgatës.

Po ashtu, është shqetësuese mungesa e përkujdesjes shtetërore për ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë. Mungesa e shkollave shqipe, e qendrave kulturore, e regjistrimit real të popullsisë dhe e programeve të veçanta për mërgatën është një dështim i politikave shtetërore. Nëse kjo vazhdon, rrezikojmë që gjeneratat e ardhshme të asimilohen plotësisht dhe të humbasin lidhjen me atdheun.

Zgjidhja është e qartë: mërgata duhet të ketë një përfaqësim të drejtpërdrejtë dhe të garantuar në Kuvend, sipas një modeli të suksesshëm si ai kroat, izraelit apo irlandez, ndryshe nuk ia vlenë të votojmë.Këto shtete kanë kuptuar vlerën e diasporës dhe kanë krijuar mekanizma institucionalë për ta integruar atë në vendimmarrje. Kosova nuk mund të vazhdojë të injorojë këtë çështje, nuk mund ta trajtoi si nji Bankautomat(ATM) dhe për vjelje votash për pushtetet e tyre, Mergat këtheje dinjitetin tuaj.
Mërgata duhet të depolitizohet dhe të organizohet në mënyrë që të ketë një zë të vërtetë dhe të pavarur në institucionet e shtetit.

Nëse vazhdojmë kështu, Kosova do të humbasë një nga asetet e saj më të çmuara – një diasporë e fuqishme, e arsimuar dhe e përkushtuar. Prandaj, është koha që partitë politike të reflektojnë dhe të marrin masa konkrete për të përfshirë mërgatën në mënyrë dinjitoze në jetën politike të vendit.

Osman Ferizi- veprimtar në Gjermani, i larguar nga janar 1992.
08.03.2025. Pfaffenhofen.

Related posts

Shpresat e koronavirusit u ngritën sot pasi u zbulua ilaçi anti-viral

dardanianews

Hoxha nga Shkupi e quan presidentin ukrainas ‘’dreq’’: Zullumqarët aspak s’duhet me na u dhimbsë (VIDEO)

dardanianews

Ish-këshilltari i Kurtit për ‘Novosti’: Shoqëria nuk duhet t’i mohojë krimet e disa pjesëtarëve të UÇK’së

dardanianews