November 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Arrestohet personi që e quajti “prostitutë” të dhunuarën e luftës

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që në një koment në Facebook kishte ofenduar rëndë një të dhunuar të luftës duke e quajtur si prostitutë.

Indeksonline kishte raportuar për këtë lajm dhe menjëherë pas publikimit, Prokuroria kishte marrë masat e para ndaj këtij rasti.

Njësiti kundër Krimeve Kibernetike ka arritur të zbulojë të dyshuarin.

Indeksonline mëson se i arrestuari është nga një fshat i Drenasit.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Personi me emrin në Facebook Patris Bondi ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje./Indeksonline/

Related posts

Kurti zotohet: Rroga e 13-të jo në dhjetor, por në janar

dardanianews

Kur Pacolli organizon një avion prej 120 njerëzish që të vallëzojnë në një tendë të Gadafit! VIDEO

dardanianews

Edhe Enver Robelli kritikon Albin Kurtin, thotë se VV po del të jetë shumë e etur

dardanianews