23.9 C
New York
July 4, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Arrestohet personi që e quajti “prostitutë” të dhunuarën e luftës

Policia e Kosovës ka arrestuar personin që në një koment në Facebook kishte ofenduar rëndë një të dhunuar të luftës duke e quajtur si prostitutë.

Indeksonline kishte raportuar për këtë lajm dhe menjëherë pas publikimit, Prokuroria kishte marrë masat e para ndaj këtij rasti.

Njësiti kundër Krimeve Kibernetike ka arritur të zbulojë të dyshuarin.

Indeksonline mëson se i arrestuari është nga një fshat i Drenasit.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Personi me emrin në Facebook Patris Bondi ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje./Indeksonline/

Related posts

Rusia e konfirmon takimin e nivelit të lartë me Ukrainën, do të mbahet në Antalya të Turqisë

dardanianews

Lajmi i fundit: Presidentja, Vjosa Osmani jep sinjale pozitive për heqjen e vizave – pas takimit me Roberta Metsola

dardanianews

Sinjale pozitive, delegacioni ukrainas dhe ai rus bëjnë progres në bisedime

dardanianews