5.8 C
New York
March 25, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nëna nga Vushtrria: Vëllezër e motra më ndihmoni, s’kam çka ju qes fëmijëve në sofër!

Fahrije Seferi 35 vjeçe nga Vushtrria, ka bërë apel për ndihmë.

Nëna e 4 fëmijëve, thotë se nuk ka çfarë tu servojë fëmijëve në sofër, dhe për këtë ndihet tmerrësisht keq.

“Ju bëj thirrje kushdo që mundet me më ndihmu me gjëra ushqimore apo veshmbathje pasi që jemi shumë keq. Jetojmë me qera në Vushtrri, jemi me social, deri pak para pandemisë burri ka punuar me hekra, por tash nuk ka punë”, ka thënë ajo në një bisedë për Indeksonline.

Fahrija thotë se ka kohë që sofra e tyre është e zbrazët, dhe për këtë ajo ndien shumë dhimbje si nënë.

I kam 4 fëmijë, janë 10 vjeç, 8, 5 dhe 2 muajsh. Miell kam por nuk po kam se me çfarë t’u jap tjetër ushqim. Ne jetojmë me qera, dhe ju bëj apel kushdo që mundet me na ndihmu sado pak”, ka shtuar tutje ajo.

Numri kontaktues për të gjithë ata persona që shprehin vullnet t’i ndihmojnë familjes Serferi 045 902 167 ./Indeksonline/

Related posts

DEPUTETI I VV-SË I KËRKON FALJE ISA MUSTAFËS DHE AGIM VELIUT

dardanianews

Gazeta zvicerane: Sipas OBSH-së, pandemia në Kosovë është jashtë kontrollit

dardanianews

Hoxhë Drilon Gashi: Kurani nuk i dënon homoseksualët

dardanianews