5.8 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Publicist-ja e njohur Kimete Berisha si rralle here sulmon VV-në dhe i del ne krah Kryeministrit Hoti

Hem ‘Koti’ hem ‘i rrezikshëm’ ?
Nuk ka nivel më i ultë se ky, kur i thërret njerëzit me ’emra ofendues’ e me nofka.
Kur ua ndryshon një shkronjë dhe pastaj emri merr kuptim ofendues.
Dhe nuk është vetëm nivel i ultë, por është edhe ‘teknikë e propagandës’, është abuzim verbal i shkallës më të ulët, është mungesë totale e kreativitetit, e argumentit dhe e diskursit politik.
Shqiptarët e kanë zanat me t’ngjit emra, ta ngjesin emrin e personazhit të naj seriali që s’ke qenë as e lindur kur ka ‘lu’, naj kushërire demelicë apo të naj gjumashi, me qëllim që ti mos m’u ndje kurrë kompetent e i aftë për kurrgjë.
Por, që mendon se duke e quajtur ‘Koti’ qeverinë Hoti, krijon opinion negativ për të, dhe se fjala ‘koti’ mjafton për ta bërë Avdullah Hotin ‘dështak’, gabon, se sa më shumë që po i thua Koti, po e bën Hoti!
Pra, po e bën interesant sepse Ai nuk po
të përgjiegjet.
E kish këtë zanat të mirë.
Nuk mund të jetë dikush edhe ‘koti’ edhe i korruptuar, kriminel e hajn.
Se duhet me qenë superfuqi për ta bërë ‘Jugosllavinë e katërt’, siç po e ‘bën’ Avdullahu.
Se ‘njeriu kot’ nuk bën asgjë, pra as nuk vjedh, as nuk dëmton, as nuk shkatërron, sepse me vjedh e me shkatërru duhet aktivitet e energji dy-fish më e madhe sesa me bë punë të hairit.
Për mua është zhgënjim i madh dhe dëshpërim që Albini bie në nivelin e tyre që e quanin ‘qeveria Shkurti’.
Njeriu i imiton ata që i respekton, e jo ofenduesit e tij.
Fati ynë që Albini ‘i sulmon’ ‘rivalët’ në intelektualitet, se me qenë amerikan, ata parapëlqejnë nënçmime më të rënda, edhe fizike.
Për shembull, kur një grua e ‘akuzoi’ Presidentin Trump për ngacmim, Ai u përgjigj ‘S’ka shans, nuk je tipi im’.
Fjalori të jep kaq shumë mundësi me qenë ‘i keq’, dhe i lig me fjalë, pa qenë ‘i keq’ e ‘i lig’ me vepra.
Ndoshta sepse shqiptarët kanë më shumë ndjenja negative sesa pozitive, edhe fjalë negative ka më shumë për t’u shprehur.
Për të më kuptuar drejt, po e jap një shembull:
Kur mua më ‘fyejnë’, ia nisin komentit me ‘Kijamete, Qimete, apo diçka rreth seksit’.
A ka diskurs më të ulët dhe më të varfër sesa ky.
Nuk ka. Prandaj, ata persona automatikisht i refuzon si të padenjë dialektika ime. As nuk ndjehem e ofenduar, as nuk ndjej asgjë.
Të jesh ‘armik’ i madh ka punë. Duhen do kritere. Është njëfarë hierarkie. Duhet njëfarë sharmi.
Nuk bën me lënë ‘gjurmë’ gjuhësore të mllefit tënd.
Një ‘portal’ fans i Hashim Thaçit e ka pasur këtë titull për mua:
‘Ja çka shkruan kjo femër për Hashim Thaçin’.
Gjetje e fortë.
Edhe çka tash?
Unë femër jam, bile femër e gjysmë ?…
Çka flet ky titull përveç që tregon pafuqinë intelektuale të autorit, pazotësinë e fjalës dhe padijen jashtëzakonisht të madhe të tij.
Pra, kur ke fakte nuk të duhen ‘nofkat’, se nofkat janë për analfabetët.
Dhe, për fund, ideja e Avdullah Hotit për tërheqjen e 10 për qind të trustit është shumë e qëlluar dhe humane.
Më mirë t’i shpenzojmë ne paratë tona sesa që deri sot janë shfrytëzuar ‘inkognito’ nga ‘Zoti e di kush’!
Refuzimi i VV është neveritës.

P.S. ‘Tupani bën buçimë të madhe, sepse është i zbrazët’.

Related posts

Boiken Abazi kritikon Kurtin dhe largohet nga VV? Duhet një subjekt i ri për Bashkim Kombëtar

dardanianews

Momenti kur Policia e Kosovës gjuhet me armë në Bërnjak

dardanianews

Pëlqime rekord në fotografinë historike që publikoi Metsola

dardanianews