30.4 C
New York
May 17, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Qeveria e ardhshme VV-PDK në qershor, ja kush do të jetë kryeminsitër!

Edhe pse ende nuk ka marrë vendim zyrtgar, interpretimet e aktgjykimit eventual nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për dekretin e tij për të nomunuar Avdullah Hotin kandidat për kryeminsitër të Kosovës, kanë vërshuar jo vetëm mediet dhe njohësit e rrrethanave kushtetuese por edhe të tjerët, shkruan Botapress.
Përderisa njëra palë pretendon se tashmë vendimi është marrë me vota 7 me 2 në favor të Dekretit të Presidentit, pala tjetër pret që Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë vetëm interpretim i Kushtetutës e jo “dekretim” i dekretit të Presidentit se kush mund të jetë mandatari i ardhshëm i Qeverisë së Kosovës.
Në këtë drejtim flitet edhe për një vendim neutral në favor të asnjërës palë apo rikthim të gjendjes në kohën e pas mocionit të fundit.
Duke e parë edhe këtë mundësi, Xhek Rexhaj një njohës i zhvillimeve politike jo vetëm në LDK por edhe më gjërë ka paraparë mundësinë e krimit të një koalicioni qeverisë LVV – PDK. Me këtë rast sipas Rexhajt, në shenjë kompromisi, kryeministër mund të bëhet Glauk Konjufca.
Mundësinë e një koalicioni VV-PDK nuk e kanë përjashtuar zyrtarë të lartë të këtyre dy partive politike përfshirë edhe vetë Glauk Konjufcën.
Fundi i majit dhe fillimi i qershorit mund të sjellë zhvillime të reja e të papritura në skenën politike të vendit, shkruan Botapress.

 

Related posts

Analistja gjermane: Kurti bëri gabim strategjik provokoi SHBA’në, nuk respektoi as ujdinë me LDK’në

dardanianews

Shteti i Floridës në SHBA ka miratuar një ligj të ri që parashikon dënimin me vdekje për të rriturit që dënohen për abuzim seksual ndaj fëmijëve nën moshën 12 vjeç

dardanianews

“Burra dhe Gra” Milaimi kthehet ne ekranin me nje perberje atraktive

dardanianews