November 11, 2026
DardaniaNews
Lajme nga Bota

“Është e mirë vetëm për seks!”: Publikohen pamjet kur stafi i spitalit në Kanada shpërthen në fyerje, para se pacientja të vdiste

Një nga punëtorët është pushuar nga puna në një spital kanadez pasi u shfaq një video që tregon një grua autoktone që vdes duke bërtitur në ankth dhe duke u fyer nga stafi.

Kryeministri i Quebec, Francois Legault, tha se deklarimet e stafit ishin “të papranueshme” dhe “raciste”.

Ai tha se vdekja e Joyce Echaquan do të hetohet tërësisht.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky është i fundit në një seri incidentesh që kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me racizmin sistematik me të cilin përballen qytetarët autoktonë të Kanadasë.

Në vitin 2015 një raport zbuloi se racizmi ndaj njerëzve autoktonë në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kanadasë kontribuoi në rezultatet e tyre të përgjithshme më të dobëta të shëndetit, krahasuar me kanadezët jo-indigjenë.

Çfarë ndodhi?

Zonja Echaquan, një grua 37-vjeçare, kishte shkuar në spitalin Joliette rreth 70 km (45 milje) nga Montreali duke vuajtur nga dhimbjet e stomakut.

Nëna e shtatë fëmijëve filmoi veten në shtratin e saj të spitalit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë urgjente.

Related posts

Zhvillim i rëndësishëm në krizën Ukrainë-Rusi, Zelensky i kërkon takim Putinit

dardanianews

Shpërthime në Teheran, Izraeli thotë se ka nisur një sulm parandalues ndaj Iranit

dardanianews

Kush është Vladimir Putin, njeriu që po ngjallë frikë e që prej 20 vitesh komandon Rusinë

dardanianews