14.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Zhvillim i rëndësishëm në krizën Ukrainë-Rusi, Zelensky i kërkon takim Putinit

Në një kohë të rritjes së ndjeshme të tensioneve mes Rusisë dhe Perëndimit për çështjen e Ukrainës, presidenti i këtij vendi ka bërë një lëvizje krejt të papritur duke i kërkuar homologut rus, Vladimir Putin.

“Unë nuk e di se çfarë kërkon presidenti i Federatës Ruse, kështu që propozoj një takim,” u shpreh Volodymir Zelensky në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku u takua edhe me zv.presidenten amerikane Kamala Harris.

Gjatë fjalës së tij, Zelensky përsëriti angazhimin se Ukraina do të vijojë të ndjekë rrugën diplomatike për një zgjidhje paqësore, ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje nga Kremlini zyrtar për ftesën e tij drejtuar Putin./a2cnn

 

Related posts

Skandaloze: Erion Veliajt i publikohet audio-incizimi ku dëgjohet duke folur fjalë banale, synon ta kontrollojë FSHF-në

dardanianews

Takimi 40 minutësh i ambasadorit amerikan me Vjosa Osmanin

dardanianews

Ministri Vitia dhe ministri i shëndetësisë të Serbisë koordinohen për luftën kundër Covid-19

dardanianews