January 12, 2026
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Gazetarja ruse ia vë flakë vetes pasi i bastiset shtëpia nga policia

Redaktorja e një ueb-faqeje ruse të lajmeve ka ndërruar jetë pasi ia ka vënë flakën vetes para një selie rajonale të policisë të premten.


Kjo ka ndodhur një ditë pasi oficerët e policisë ia kanë kontrolluar rezidencën e saj, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Komiteti Hetimor i Rusisë e ka konfirmuar vdekjen e Irina Slavina – redaktore e Kolza.Press.

Salvina të premten ka raportuar se shtëpia e saj është kontrolluar nga policia, pa e pasur të qartë natyrën e kontrollit.

Ndërsa faqja e pavarur e lajmeve Meduza ka raportuar se Salvina ka lënë një mesazh në Facebook duke thënë se për vdekjen e saj duhet të fajësohen autoritetet ruse.

Related posts

‘‘Mos na tregoni çfarë do të ndjejmë’’, ‘‘Turne propagande’’: Diskutim mes tensionesh në takimin Trump- Zelensky-Vance

dardanianews

DEKLARATA E FORTË e Lavrov: Ne nuk duam territore, por…

dardanianews

LIVE: Rusia fillon të zmbrapset, ushtria ukrainase i jep ‘goditjen’ e radhës

dardanianews