7.2 C
New York
April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Shtëpia e Bardhë: gjendja e Trump është më e rëndë sesa u tha më parë

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë Mark Meadows tha se gjendja shëndetësore e presidentit Donald Trump të premten ishte dukshëm më e keqe sesa u njoftua së pari, duke shtuar se mjekët rekomanduan që ai të transferohej në spital për shkak të etheve dhe rënies së niveleve të oksigjenit në gjak, dhe se tani ai është më mirë.

Në një intervistë për Fox News, Meadows komentoi raportet kontradiktore dhe të paqarta në lidhje me shëndetin e presidentit 74-vjeçar, i cili kontraktoi COVID-19.

“Dje në mëngjes ishim vërtet të shqetësuar. Ai kishte ethe dhe niveli i oksigjenit në gjak kishte rënë. Por, në stilin e tij tipik, presidenti ishte në këmbë dhe po ecte,” tha Meadows.

Unë mund t’ju them këtë, gjëja më e rëndësishme është që tani nuk ka ethe dhe se presidenti është me të vërtetë mirë kur bëhet fjalë për ngopjen e gjakut me oksigjen,” shtoi ai.

Përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë Meadows, thanë të premten se presidenti ka “simptoma të lehta” dhe se ai vazhdon të punojë. Por mjekët nga Spitali Ushtarak Walter Reed dhe Spitali Johns Hopkins rekomanduan që Trump të transferohej në spital.

“Ai është shëruar jashtëzakonisht që nga dje në mëngjes, veçanërisht kur e di që një numër i madh njerëzish, përfshirë mua dhe mjekun, janë shumë të shqetësuar,” tha Meadows.

Një ditë pas mesazheve kontradiktore nga Shtëpia e Bardhë, Trump iu drejtua publikut nga spitali përmes Twitter duke thënë se ai ndihej “shumë më mirë” dhe shpreson ‘të kthehet së shpejti’.

Trump u transferua me helikopter nga Shtëpia e Bardhë në Walter Reed, jo shumë larg Uashingtonit, të premten, rreth orës 17.00, pasi ai njoftoi se ishte i sëmurë.

 

Related posts

Kryetari i Athinës kujton kohën kur Rugova hëngri në shtëpinë e tyre në Greqi

dardanianews

Gani Geci: Ja koha kur ishin bashkë Fatmir Sejdiu, Fatmir Rexhepi e Vjosa Osmani me Hashim Thaçin?

dardanianews

Lajmi i fundit! Turqia i del në ndihmë Ukrainës, ia bllokon Rusisë daljen në Detin e Zi

dardanianews