August 4, 2026
DardaniaNews
Shëndetësi

Çështje javësh vaksina kundër Covid-19, bota në prag të shpëtimit

Sipas OBSH-së në tërë botën janë rreth 200 kompani, universitete dhe institute që po hulumtojnë të prodhojnë vaksinën kundër Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të OBSH-së janë tri projekte vaksinash në përfundim të testeve klinike që pas pak javësh do të dalin në qarkullim.

Gjermani.

Kompania Mainz Biontech e shefit Uğur Şahin së bashku me gjigantin farmaceutik amerikan Pfizer dhe konglomeratin kinez Fosun janë në fazën e fundit të testimit të vaksinës në Gjermani. Instituti Paul Ehrlich ka dhënë aprovimin përkatës. Deri më tani gjithçka po shkon sipas planit dhe pas pak javësh vaksina del në qarkullim.

Britani e Madhe.

Kompania farmaceutike AstraZeneca (Uni Oxford) është në fazën e katërt, përkatësisht në përfundim të provës së vaksinës. Tashmë nga kjo kompani janë bërë porositë për rreth 400 milion vaksina që do të blihen nga Gjermania, Franca, Holanda dhe Italia.

Rusi.

Gamaleya instituti shtetëror i Rusisë më 11 gusht e ka aprovuar vaksinën dhe ka paralajmëruar se nga 1 janari 2021 do ta hedh në qarkullim.

Tabela e mëposhtme tregon se në cilat faza po kalojnë ose kanë përfunduar vaksinat kundër Covid-19. (zdf.de).

Related posts

Lajm i madh: Kompania amerikane konfirmon se vaksina kundër koronavirusit po funksionon

dardanianews

EKSKLUZIVE: Nga java tjetër hiqet obligimi për maskat në vendet publike

dardanianews

6 metoda për meshkujt që ta vonojnë orgazmën gjatë seksit

dardanianews