28.2 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Zyrtare: Joe Biden Presidenti I 46-Të I SHBA-Ve!

Mediumi amerikan CNN ka shkruar se Joe Biden është zyrtarisht presidenti i 46të i ShBA’ve, duke e shpallur fitoren në shtetin e Pensilvanisë, ka arritur t’i sigurojë deri tash 273 vota delegatësh, ndërsa pret fitore edhe në disa shtete tjera.

“Amerika ka zgjedhur demokratin Joe Biden si presidentin e 46’të, sipas projektimit të CNN  një zë veteran që ka projektuar qetësi dhe ka premtuar afrim shkencor për pandeminë dhe është zotuar ta stabilizojë politikën amerikane pas katër vjetëve me kaos të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë ”, thuhet tutje.

Biden i cili mbush 78 vjet në fund të këtij muaji, do të bëhet presidenti më i vjetër kur inaugurohet në Janar në mes të krizës më të madhe shëndetësore në 100 vjetët e fundit, dhe rënien më të thellë ekonomike që nga 1930’ta.

Zgjedhja e tij do t’i japë fund qëndrimit të trazuar të Trump në Uashington dhe do të dënojë Republikanin, i cili ka pasur një fiksim të përjetshëm për të fituar, në radhët e shefave ekzekutivë që humbën pas një mandati të vetëm, shkruan CNN./Express/

Related posts

Shtyhet sërish viti i ri shkollor, nga kjo datë mund të fillojë mësimi në shkolla

dardanianews

Thashethemet për vdekjen e Trump “shpërthejnë” në rrjetet sociale, analisti i CNN jep sqarimin zyrtar!

dardanianews

Izetbegoviq e çon në këmbë Serbinë, kështu e quajnë deklaratën e tij

dardanianews