12.6 C
New York
April 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmi i fundit

U arrestua për trafikim të mbi 6 mijë fishekëve, ky është identiteti i serbit nga Mitrovica

6 mijë e 300 fishekë iu kapën duke provuar t’i fusë brenda në Kosovë, saktësisht në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit ku edhe u arrestua.

Insajderi mëson se i arrestuari është Zivorad (Vidosav) Jovanoviq, dhe banon në Mitrovicë të Veriut.

“Policia gjatë kontrollit të automjetit, ka gjetur rreth 6300 (gjashtë mijë e treqind) copë fishekë. I dyshuari (J.Zh, viti i lindjes 1981) është shoqëruar në polici. I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë”, lajmëroi sot Policia e Kosovës.

Related posts

Komentatori skandaloz, Kosta Grillo: Jam me Zvezdën, tifozët e Tiranës janë kundër Edi Ramës

dardanianews

Bashkësia e parë fetare që del pro martesave të seksit të njëjtë

dardanianews

Babai i Vjosa Osmanit pas akuzave të Thaçit: Janë shpifje, me këtë çështje do të merret gjyqësori

dardanianews