21.5 C
New York
June 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Haki Abazi i VV-së në arkivat e ushtrisë serbe

Haki Abazi i Vetëvendosjes kishte vizituar arkivat e ushtrisë serbe, në vitin që Kosova ishte shpallur shtet i pavarur, raporton Express.

Dje u raportua se ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka pasur zyrë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd, gjatë kohës sa punonte për “The Rockefeller Foundation”.

Një gjë të tillë e bëri të ditur Evi Kokalari, një aktiviste e njohur republikane, e cila i ka kërkuar atij që të përgjigjet për këtë zyrë të tij dhe lidhjet e tij me Serbinë.

“Juve personalisht keni pasur zyrën në Beograd kur punonit për The Rockefeller Foundation?”. “Nuk e di pse duhet të vendosemi në nivelin personal sepse kemi të bëjmë me përmbajtjen dhe jo me simbolikën ku ka qenë zyra”, tentoi t’i ikte pyetjes Abazi, të cilit Kokalari iu përgjigj se “ke qenë zëvendëskryeministër, asgjë s’është më personale”.

 

Related posts

“Trump nuk dëshiron ta shohë më Vuçiqin me sy” – analisti serb shpjegon arsyet

dardanianews

LIVE: Dy shqiptarët shkëlqejnë me vokalin e tyre në finalen e Eurovisionit, ja si të votoni për ta

dardanianews

Çka po pritni?! Dramë po lyp, dramë jepi

dardanianews