3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Gjermania mbyllje totale për shkak të COVID, Merkel: Masat e para nuk funksionuan

Gjermania vendosi mbyllje totale nga 16 dhjetori deri më 10 janar, kjo pasi shifrat e të infektuarve me COVID-19 është rritur në mënyrë të ndjeshme.

Lajmi u dha nga kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila theksoi se masat e marra deri më tani për kufizime të pjesshme nuk kanë dhënë rezultatin epritshmë dhe se rastet pozitive çdo ditë po rriten në mënyrë eksponenciale. Ajo tha se sistemi shëndetësor është i lodhur dhe për këtë po merret masa e mbylljes totale të vendit për rreth 1 muaj.

“Masat e vendosura më 2 nëntor nuk kanë vepruar sa duhet. Ne jemi përsëri dëshmitarë të një rritje të rasteve me COVID dhe një rritje eksponenciale të infeksionit. Ne e dimë që sistemi shëndetësor është tashmë shumë i lodhur. Ne kemi nevojë për veprime urgjente. Qëllimi mbetet që vendi të arrijë në shifrat e 50 rasteve të reja më 100 000 banorë në 7 ditë. Ky do të jetë një bllokim i vështirë dhe do të zhvillohet midis 16 dhjetorit dhe 10 janarit “, tha Merkel në një konferencë për shtyp.

Kancelarja Merkel u takua me guvernatorët për të njoftuar vendosjen e një bllokimi të plotë në Gjermani duke filluar nga e mërkura, 16 dhjetor.

Që nga fillimi i pandemisë në Gjermani janë shënuar gjithsej 1 milionë e 320 mijë të infektuar dhe 22 171 viktima për shkak të COVID.

 

Related posts

Priten stuhi e shkarkime rrufesh, në mungesë të radarit nuk dihet cilat vende të Kosovës mund të goditen

dardanianews

Gjurmë jete në Mars, pamjet se çka ka kapur Roveri i NASA’s atje

dardanianews

Drejtori i Shëndetësisë jep detaje për 52-vjeçarin nga Istogu që vdiq nga COVID-19

dardanianews