15.3 C
New York
September 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Naser Rugova i reagon Isa Mustafës: Ne do të ecim përpara pa ju

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka reaguar pas postimit të Isa Mustafës, ku ky i fundit kishte treguar arsyen e dorëheqjes së tij dhe humbjen e thellë të LDK’së.

Rugova ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij personale, duke thënë se reagimi i Mustafës i është dukur si pendese që kishte dhënë dorëheqje.

E lexova reagimin e Kryetarit të dorëhequr. Mua mu duk sikur ishte penduar që kishte dhënë dorëheqje. Shumë keq! Kur nuk ke çka flet, më mirë është të mos flasësh fare, sepse vetëm sa i demotivon njerëzit edhe më shumë. Aman, na kurseni prej apologjive tuaja. Koha e përrallave dhe e riciklimit të figurave të harxhuara ka marr fund. Ne do të ecim përpara, por pa ju!”

Po ashtu Rugova ditën e djeshme përmes një postimi kishte thëne se kryesia e LDK’së po mundohet të imponojë një kryetar të vetin./Express/

Related posts

E besoni? Kjo pulë kushton 2500 dollarë, arsyeja do habiteni

dardanianews

Putin me valixhen e kodeve bërthamore në funeralin e kryenacionalist rus në Moskë

dardanianews

LAJMI I FUNDIT: Thaçi të hënën shkon në Hagë

dardanianews