9.5 C
New York
October 15, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Edhe Jeta Xharra i reagon Richard Grenellit: Vetëvendosje nuk ka rrejt kur ka thënë se …

Gazetarja Jeta Xharra, ka analizuar katër gjëra nga intervista e të dërguarit special për dialogun Richard Grenell, të cilat i ka vlerësuar si “rrena”.

Ajo ka thënë se rinia po ikë nga Kosova, për shkak të korrupsionit e padrejtësisë që ka mbizotëzuar deri tash në Kosovë.
Sipas saj, kalimi i veturave mes Kosovës e Serbisë nuk po bëhet për shkak të pengesave në tabela që i bën kjo e fundit.

Xharra ka thënë poashtu se Vetëvendosje nuk ka “rrejt” kur ka thënë se do ta heq tarifën, pasi sipas saj VV-ja po e heq taksën dhe për këtë po urohet nga shumë shtete.

Ajo ka analizuar edhe deklaratën e Grenellit, që ka thënë se nuk ka parë marrëveshje për shkëmbim territoresh Kosovë-Serbi. Sipas saj, Grenell nuk po e mohon informatën për të cilën, kanë treguar Judah, Server, Joseph dhe Burns, përcjell Bota sot.
Postimi i plotë i Xharrës pa ndërhyrjen e redaksisë:

Fact check 1: Ekonomia e Kosoves, vendet e punes dhe ikja e rinise nga Kosova nuk jane tu ndodh prej qe u qit tarifa por per shkak te korrupcionit e padrejtesise qe ka mbizoteru ne Kosove deri tash. Verdikti: RRENE E KULLUAR

Factcheck 2: Kalimi i kerreve rentacar mes Kosoves e Serbise nuk jane tu pas problem per shkak te tarifes, por per shkak te pengesave ne tabela qe i ban Serbia, pra argument pa lidhje qe mbeti i pasfidum. Verdikti: RRENE E KULLUAR

Factcheck 3: Po VV e ka premtu qe ka me hjek tarifen PRESJE, DHE KA ME ZEVENDESU ME RECIPROCITET. Pra nuk o e vertete qe kur ka thane qe ka me hjek, ka rrejt – pe hjek edhe ka nis me hjek edhe per kete po urohet prej shume shteteve. Verdikti: RRENE
Factcheck 4: Grenell tha qe s’ka pa marreveshje per shkembim territoresh, por nuk tha qe kjo nuk egziston. Pra, kjo nuk e mohon informaten per te cilen Judah, Server, Joseph dhe Burns na kane kallxu! Verdikti: ME KOS

Related posts

Vdes e moshuara që u rrah në shtëpinë e pleqve në Pejë

dardanianews

Armët e avancuara të Britanisë së Madhe do të thyejnë Rusinë në Ukrainë

dardanianews

Ka pasion armët dhe videot provokuese/ Kush është gazetarja që doli me bikini poshtë zyrës së Ramës (FOTO)

dardanianews