November 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kryetari i Obiliqit pritet të largohet nga AAK dhe t’i bashkohet Vetëvendosjes

Qeveria Kurti II pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës javën e ardhshme, duke e i dhënë mundësinë e dytë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, që të udhëheq me ekzekutivin në katër vitet e ardhshme, pas fitore prej 50% në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Mirëpo, këtij suksesi të Kurtit pas opozitarizmit prej shumë vitesh, pritet t’i paraprijë edhe një lajm i mirë për të.
Burime të Veriu.info nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë të ditur, se kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, pritet që të aderoj në subjektin politik të Albin Kurtit.
Veriu.info mëson se dorëheqja e Xhafer Gashit nga AAK po planifikohet të ndodh këtë javë, ku ai do të kumton lajmin se do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.
Aderimi i kryetarit të komunës së Obiliqit në Vetëvendosje, do të ishte aderimi i dytë i një kryetari komune nga një parti tjetër, kjo pasi që kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte aderuar në vitin 2019 nga AKR-ja në Vetëvendosje, disa javë para fitores së Albin Kurtit në zgjedhjet e 6 tetorit 2019./Veriu.info

 

 

Related posts

Distancohet Konjufca nga Kurti: Podujeva, punësimet dhe prurjet e reja në VV, mollë sherri

dardanianews

BE arrin marrëveshje me Azerbajxhanin për të dyfishuar importet e gazit – Putin e pranon se Rusia po përballet me “probleme kolosale” të teknologjisë

dardanianews

Kur mund të mbyllet zyrtarisht epidemia e COVID-19?

dardanianews