12.4 C
New York
May 4, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ish-agjenti i SHIK-ut: Kush janë profiterat e luftës që pinin kafe me Ivica Stanishiqin në Brezovicë kur Jusuf Gërvalla luftonte Serbinë?

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përsëri ka reaguar pas sulmeve që po i bëhen ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës.

Miftari përmes një postimi në Facebook, shkruan se kur babai i Donikës, Jusufi luftonte Serbinë, disa profitera të luftës dhe ish-pushtetarë që tash po e sulmojnë Donikën pinin kafe në Brezovicë me Ivica Stanishiqin.

Ai thotë se gjithashtu kafe kanë pi edhe në kadin e dytë të SUP-it me Selim Broshën e Ibush Kllokoqin.

Postimi i plotë:

Kur babai i Donika Gërvallës, heroi Jusuf Gërvalla me shokë e luftonte Jugosllavin – Serbinë komuniste disa profitera të luftës dhe ish-pushtetarë që sot e sulmojnë Donikën, kinse në emër të UÇK, pinin dikur kafe e makiato në Brezovicë me Ivica Stanishiqin, shefin e DBS, dhe në Prishtinë katin e dytë në SUP-in (RDB) me Selim Broshën e Ibush Kllokoqin…!

 

Related posts

Lajm i hidhur, Qyteti Kinez raporton perseri për korona Virus

dardanianews

E publikojnë foton e diplomimit, dy policet kosovare bombardohen nga komentet seksiste

dardanianews

Befasi e madhe, Mësohet partia e Vjosa Osmanit, ajo prishet keq me Isa Mustafen

dardanianews