3.5 C
New York
November 22, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

“Do e var veten në hekurat e Kullës së Eiffelit”, ligjëruesi i Parisit u reagon ashpër Grenellit dhe Buzhalës

Ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka reaguar pas deklaratës së ish-ambasadorit amerikan Richard Grenell, i cili ka kritikuar presidenten Vjosa Osmanin dhe kryeministrin Albin Kurtin, që nuk po reagojnë për konfliktin në Gaza.

Pse Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nuk kanë dënuar sulmet me raketa të Hamasit?”, ka shkruar Grenell në Twitter.

E Kraki ka thënë se ditën kur do të ketë nevojë që Grenell dhe Berat Buzhala t’ia sqarojë temën për konfliktin Izrael-Palestinë, do ta varë veten në hekurat e Kullës së Eiffelit, përcjell Bota sot.

Sipas tij, qëndrimi i politikanëve palestinezë rreth Kosovës nuk do të thotë se është qëndrim i popullit palestinez.

Konflikti izraelo-arab është temë tepër serioze e komplekse që të diskutohet n’terrasa me makiato, me falni në debatet e makiatove.

Qëndrimi i politikanëve palestinezë rreth Kosovës nuk dmth se është qëndrim i popullit palestinez. Edhe ata kanë dekada që vuajnë nga banda politike që kurrë për popull s’mendojnë.

Për juve që e keni zbulu Palestinen tash kur na njohu Izraeli, dijeni që zyrtarisht dhe botërisht është i pranuar fakti që një pjesë e Izraelit gjendet në toka të pushtuara. Po, toka të pushtuara quhen nga Gjermania, Franca, Anglia dhe madje edhe Amerika deri te Donaldi.

Personalisht nuk mund të rreshtohem në krah të atyre që pushtojnë e dëbojnë. Jo për arsye fetare por njerëzore. Kaq e thjesht është kjo punë. Edhe lufta ka rregulla. As armiku i zënë rob nuk vritet.

E ditën kur unë kam nevojë që këtë temë të ma sqaron Berati në T7 ose Grenelli në Twitter, fiks atë ditë unë do e var veten në hekurat e Kullës së Eiffelit.

 

 

 

 

Related posts

E ka mbajtur të fshehtë jetën private, Grida Duma flet për herë të parë

dardanianews

Serwer i duartroket Hotit për punën e dialogut: Bravo !

dardanianews

E jashtëzakonshme, kompania e David Beckham merr në pronësi ‘konterashët’ kosovarë të ‘Bad News Eagles’

dardanianews