July 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zbulohet e vërteta, kjo është dëshmia për raportet e Kurtit dhe Ramës në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte në vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite, Kurti mori pjesë në darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë e kësaj darke ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë ditës u raportua se Rama dhe Kurti ishin të ftoftë me njërin –tjetrin gjatë darkës.

Por, kryeministri Kurti e ka dëshmuar të kundërtën, duke e publikuar fotografi me Ramën.

“Me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona”, ka shkruar ai në Facebook..

Postimi i plotë:

Gjatë vizitës në Bruksel për darkën tradicionale me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, pata takime me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, z. Josep Borrell, që ishte edhe nikoqir i darkës, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák, dhe Raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, znj. Viola Von Cramon. Kurse me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, u takuam miqësisht e pa protokoll, para darkës, e për të diskutuar mbi nevojën dhe format e bashkëpunimit e bashkëveprimit në mes dy shteteve tona.

Kjo vizitë ishte një mundësi e mirë për të përfaqësuar Kosovën dhe qeverinë e re të saj reformiste të dalur nga fitorja plebishitare e 14 shkurtit, për të diskutuar rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, si dhe mundësitë për të rritë ndihmën, mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë pandemisë dhe përtej e pas saj.

Image

Related posts

Pse e mbajnë të fshehur këtë?! Ky është shqiptari që vuajti burg më gjatë se Mandela, plot 31 vjet

dardanianews

Diplomacia ruse filmohet duke djegur dokumente para se të largohet nga Ukraina

dardanianews

Disa minatorë të Trepçës lëndohen rëndë nga derdhja e acidit, dërgohen me urgjencë në Emergjencë

dardanianews