24.5 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeShqipëri

Berisha: Vajza ime nga puna 7-vjeçare në Kosovë, u kthye me 1 milion dollarë

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Ndërsa ju përgjigj akuzave të DASH, ngritur ndaj tij dhe familjes duke i penguar hyrjen në SHBA, ish-Kryeministri Berisha ka mohuar në mënyrë kategorike që ai dhe familjarët e tij të jenë përfitues të fondeve publike.
Duke ju referuar vajzës së tij, Berisha tha se pas 7 viteve punë në Kosovë, ajo dhe bashkëshorti i saj u  kthyen me 1 milionë dollarë të konfirmuar nga OKB.
“Marrim vajzën. Këtu, në këtë studio kur është kthyer nga Kosova kanë bërë bilancin. Ata kanë punuar 7 vite në Kosovë në pozicion të mirë ajo dhe dhëndri. Të ardhurat 7 vjeçare të të dyve arrinin në 1 milion e 400 mijë dollarë. Kishin shpenzuar 400 mijë dhe janë kthyer me 1 milion të konfirmuara nga OKB”, tha Berisha duke pohuar se fëmijët e tij nuk e kanë përdorur kurrë pushtetin e tij për influenca.

 

Related posts

Inteligjenca Artificiale, qëndrimet e Kurtit shihen si rrezik për demokracinë

dardanianews

Çka nëse je në plazh me familje dhe në çadrën tjetër është Albini? Kështu përgjigjet Hoti

dardanianews

Kryeministri Kurti merr vendimin që do ta kenë frikë politikanët që u pasuruan jashtëligjshëm

dardanianews