July 31, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga Bota

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Pesidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Bordi i Paqes ka arritur një marrëveshje për “çarmatimin e plotë” të Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura në Gaza.

Një zyrtar i lartë i Hamasit i tha BBC-së se grupi ka pranuar planin e Bordit të Paqes për t’u çarmatosur plotësisht në Gaza dhe se së shpejti do të publikohet një deklaratë zyrtare. Izraeli ende nuk ka komentuar, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Bordi tha në një deklaratë se marrëveshja përmbyll muaj të tërë “negociatash intensive dhe me mirëbesim” dhe se fokusi tani është zbatimi i saj.

Ajo është pjesë e fazës së dytë të planit të armëpushimit në Gaza të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që përfshin çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e trupave izraelite dhe rindërtimin e Gazës.Presidenti amerikan tha se Izraeli do të tërhiqet nga Gaza “pasi të përfundojë çarmatimi” dhe e quajti marrëveshjen “një hap kritik drejt qeverisjes së Gazës nga një qeveri e re palestineze”.“Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të punojë me një forcë të re policore palestineze për të marrë përgjegjësinë që Gaza të jetë e sigurt për banorët e saj.

Ajo është pjesë e fazës së dytë të planit të armëpushimit në Gaza të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, që përfshin çarmatimin e Hamasit, tërheqjen e trupave izraelite dhe rindërtimin e Gazës.

Presidenti amerikan tha se Izraeli do të tërhiqet nga Gaza “pasi të përfundojë çarmatimi” dhe e quajti marrëveshjen “një hap kritik drejt qeverisjes së Gazës nga një qeveri e re palestineze”.

“Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit do të punojë me një forcë të re policore palestineze për të marrë përgjegjësinë që Gaza të jetë e sigurt për banorët e saj dhe fqinjët”, shkroi ai në Truth Social.

Trump tha se marrëveshja përbën “një moment historik të rëndësishëm në zbatimin e Planit 20-Pikësh të Trumpit” dhe falënderoi ndërmjetësuesit Egjiptin, Katarin dhe Turqinë.

Hamasi udhëhoqi sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, ku u vranë 1.200 persona dhe 251 të tjerë u morën peng.

Izraeli u përgjigj me një fushatë të gjerë ushtarake në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 73.290 persona, përfshirë 21.280 fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza të drejtuar nga Hamasi, shifrat e së cilës konsiderohen të besueshme nga OKB-ja.

Në vitin 2024, Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) lëshoi urdhërarreste për krime të dyshuara lufte ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallant dhe komandantit ushtarak të Hamasit, Mohammed Deif. Izraeli ka thënë se Deif u vra në një sulm ajror.

Kryeministri Netanyahu e dënoi vendimin e ICC-së si “antisemitik”, ndërsa Hamasi tha se urdhërarrestet ndaj Netanyahut dhe Gallantit krijuan “një precedent të rëndësishëm historik”.

Një komision hetimor i OKB-së tha në shtator 2025 se Izraeli kishte kryer gjenocid ndaj palestinezëve në Gaza. Ministria e Jashtme e Izraelit tha se e refuzon kategorikisht raportin, duke e cilësuar atë si “të shtrembëruar dhe të rremë”./Reporteri.net/

Related posts

Vazhdojnë tensionet në Beograd – studentët njoftojnë bllokimin e rrugëve, iu bashkohen edhe kolegë nga Novi Sadi

dardanianews

Loja e rrezikshme e Kim Jong-un, që u bë kinse i vdekur

dardanianews

Gjermania do të bëhet shpejt fuqia më e madhe në Europë

dardanianews