November 10, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Kurti i shkruan letër Sava Janjić-it, shprehë dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti, i ka shkruar letër, Kryemurgut të Manastirit të Deçanit z. Sava Janjic, ku ka shprehur dëshirën për ta vizituar Manastirin e Deçanit ditëve në vijim, shkruan Gazeta Blic.

Siç thotë Çeku janë duke pritur për të marrë përgjigje rreth kësaj vizite, teksa është zotuar se qeveria e Kosovës, është e interesuar për për mbrojtjen e gjithë trashëgimisë sonë kulturore, dhe në veçanti të kishave ortodokse në shtetin tonë. Dialogu me klerikët ortodoksë në Kosovë është rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme.

Shkrimi i plotë nga ministri i Kulturës:

Qeveria e Kosovës është maksimalisht e përkushtuar për mbrojtjen e gjithë trashëgimisë sonë kulturore, dhe në veçanti të kishave ortodokse në shtetin tonë. Dialogu me klerikët ortodoksë në Kosovë është rruga e vetme për zgjidhje të qëndrueshme.

Së fundmi, Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti i është drejtuar me një letër Kryemurgut të Manastirit të Deçanit z. Sava Janjić. Z. Kurti ka përsëritur zotimin e Qeverisë së Kosovës për mbrojtjen e kishave ortodokse dhe ka shprehur dëshirën e tij për të vizituar Manastirin e Deçanit ditëve në vijim. Ne ende jemi në pritje të përgjigjes për t’i diskutuar detajet praktike të kësaj vizite.

Sfidat tona të përbashkëta mund t’i adresojmë vetëm përmes komunikimit që fuziqon klimën e mirëbesimit. Retorika që nxitë urrejtje dhe përçarje mes komuniteteve nuk është zgjidhje dhe duhet të kundërshtohet nga të gjithë.

https://www.facebook.com/ceku.hajrulla/posts/1115710052272912

Related posts

𝐊ë𝐫𝐤𝐞𝐬ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐢𝐡𝐦ë 𝐭ë 𝐬𝐡𝐩𝐞𝐣𝐭ë 𝐟𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐩ë𝐫 𝐈𝐥𝐢𝐫 𝐙𝐞𝐤ë𝐧, 𝐛𝐚𝐛𝐚𝐢𝐧 𝐞 𝐝𝐲 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐯𝐞

dardanianews

Koha kur Shkurte Fejza dhe Ibrahim Rugova punonin për një qëllim

dardanianews

Al Arabiya: Katari mori miratimin e Iranit për draft marrëveshje përfundimtare me SHBA-në

dardanianews